Pa Fokus Tetor | Page 18

OMPAS Intervista e drejtë Mirë shumë, tani që mbaruam prezantimet po nis dhe unë historinë time. Para disa kohësh, ndërsa isha në ruajtjen time të mediave të ndryshme ndërkombëtare hasa në një intervistë në një media të dorës së dytë që nuk po e citoj këtu, e cila duke dashur të atribuojë dëshirën e madhe për jetën dhe për mundësitë që ajo ofron, kishte marrë në intervistë një njeri që nuk dinte të fliste dhe ishte në të njëjtën kohë dhe i famshëm. Duket sikur kemi një motiv këtu! Ai mbase nuk e kuptonte - dhe në fakt s’kishte si ta kuptonte meqë vetë ishte ai që po intervistonte - që nga ato që thoshte i intervistuari nuk kuptohej asnjë fjalë. Domethënë ishte tërësisht një anglishte(paçka se amerikan) e padeshifrueshme. Thjesht hoqa dorë pas disa tentativave për ta përfunduar të gjithë ligjëratën, e pakuptueshme, që ky njeriu po bënte. Dhe s’do mend pasi u mërzita që nuk e kuptova, sepse mbi të gjitha harxhova kohë duke u përpjekur, nisa dhe mendoja. Përpos të gjithës nuk humba kohë të dilja në premisa për të kuptuar shqetësimin tim. Është një gjë gati e sigurtë, që, sado që audo-vizualja është një mjet i cili dominon mediat tona, gjithçka herët a vonë filtrohet në atë të pashmangshmin text. Teksti, i pashmangshmi, është vërtetuar që thjesht lehtëson kokën nga andrallat e fokusimit. Dikush, megjithatë, sipas dëshirë, mund dhe të mos bie dakort me këtë. Pra isha duke vrarë mendjen, me pak fjalë, se nëse kjo intervistë do të fitlrohej, siç dija se do ndodhte, çdo të shkruhej në të. Dhe aty me thënë të drejtën, paçka se jam i kujdesshëm që mos të humb mendjen teksa eci, u shtanga dhe më zu një mërzitje e pamatë nga ajo që do isha gati të përfundoja. Me pak fjalë a do ishte gati që ky gazetar, i cili papërgjegjshmërinë e tij të parë e kishte bërë duke marrë në intervistë një njeri që spara i bie të flasë ndonjëherë para disa njerëzve të cilët t’a kenë vërtetë mendjen tek ato që po thotë, të kryente një tjetër pakujdesi, fill pas kësaj, për të hedhur të gjithë gjuhën e padeshifrueshme në mënyrë të padeshifrueshme në pandershmërinë që ka agjensia ndaj fitimit të saj në kurriz të atij që i drejtohet kësaj të fundit për të përftuar informacion. Mund ta kuptoni që veçse një lodhje nga këto mendime mendova dhe të kundërtën, nëse nuk e bën, çfarë, po çfarë do të shkruajë. E sakaq para se të mbërrija tek përfundimi tjetër dhe finali, i bëra vetes dhe një vetëkritikë të fundit dhe ajo kishte të bënte me proçesin gjuhësor dhe me evolucionin që ka ajo ndaj fenomeneve të tilla siç është në këtë rast themeli i qënies njerëzore, subjektivizmit(me pak fjalë i’u referova njerëzve si Joyce që unë i dua fort, paçka se Joyce kishte far pak, në mos aspak lidhje me të gjithën); pra e dënova veten sepse isha kaq kritik ndaj idese që dikush nuk dinte të fliste e për këtë këtë duhej paragjykuar, fundja, në mos gaboj, ata që më njohin, i dinë mirë bëmat e mia super katapultuese të mungesave me fjalë të tëra në një fjali. Por sakaq mendova se gjithçka është konvencionale apo jo! Gjithçka duhet të jetë gati që të ndryshojë në momentin që të gjithë pranojnë që të ndryshojë, e jo të ecim pa argumenta qorrazi në sokake pa drita. Konvencionale është edhe fakti që unë përdor “ë” në vend të “e”, dikush ka vendosur ashtu arbitrarisht por unë nuk mund të mos e përdor vetëm sepse mua smë pëlqen, duhet të piqen kushtet, duhet të gjithëpranohet ky ndryshim pa të ndryshojë. Por ditë më vonë më qëlloi dhe mua vetë një situatë e cila më ofronte një mundësinë për të bërë një zgjedhje të tillë, e në fakt(paçka se nuk është mbyllja e cila të gjithë pritnin), unë vetë nuk zgjodha ta mbaja tekstin ashtu(edhe pse intervistë), sepse personalisht kam dëshirë që lexuesi i revistës të kuptojë atë shkruhet, doja që gjithashtu të ruaja origjinalitetin e tipareve të përshkrimit të të intervistuarit, atë që ai/ajo mendonte, por nuk mund