Pa Fokus Tetor | Page 10

KRYE Pa Fokus / Përkthimi si proçes krijimi. / / / S / intervistë me Daviola Ndoja / a e vështirë është të jesh përkthyes në një treg informal? Cilat janë vështirësitë që keni ndeshur më së shumti në përkthimin e një vepre të caktuar, duke filluar nga përzgjedhja e veprës e deri tek prezantimi i saj me lexuesin dhe kritikën? Të punosh në një treg formal besoj nuk është e lehtë për askënd dhe për asnjë profesion përfshirë këtu dhe profesionin e përkthyesit. Mendoj se do ishte shumë e thjeshtë ta vishja me fjalë të bukura përvojën e të thoja se sa bukur është të jesh përkthyes, sesi gjithçka bëhet për pasion por, po ta bëja këtë do isha e padrejtë, fillimisht me veten. Është e vështirë dhe vështirësia vjen së pari nga institucionet që mendohet se duhet të mbështesin e t’i japin vlerë këtij profesioni. Po flas për instancat shtetërore dhe shtëpitë botuese. Profesioni i përkthyesit në vendin tonë nuk ka një legjislacion që ta përkrahë dhe t’i diktojë tregun e punës, kontratat e gjithçka dhe kjo çon në hallkën e dytë të problemit që janë shtëpitë botuese. Këto të fundit edhe pse përkthyesin e kanë pjesë jetësore të ekzistencës së tyre nuk e vlerësojnë dhe respektojnë si duhet. Abuzimet e tyre prej mungesës së ligjit janë të pafundme duke nisur nga honoraret deri tek e drejta e përkthyesit. Ndarja kryesore që unë kam vënë re është + / ajo mes përkthyesve të “rinj” dhe atyre “të vjetër”, (a thua se Mozart-it 6-vjeçar i mbyllën dyert nëpër sallone thjesht e për shkak të moshës) me këtë dua të them se ata apo ato që i përkasin kastës së përkthyesve me eksperiencë, po i quaj unë, ata gjithnjë e gjejnë një shteg, një mënyrë për veten, ata gjithnjë mund të bëjnë një përjashtim nga rregulli e të marrin “nën dorë” atë që ligji zyrtarisht nuk ua jep dhe atë që një përkthyes i ri nuk e merr dot. Sigurisht, një legjislacion i saktë dhe korrekt do sillte njëherazi dhe kushtet e barabarta të punës për të gjithë, pa patur nevojë për pakte me djallin po ashtu, do rriste dhe cilësinë e përkthimit sepse botuesit kështu do mendoheshin dy herë para se të përdornin burime alternative për të përmbushur planet e tyre. Ndaj po, është tepër e vështirë të bësh art në kushte informale. Përsa i përket vështirësive që kam hasur në përkthimin e një vepre të / / Kristi ÇUNGA caktuar unë, personalisht nuk jam nisur aspak prej mendimin se çfarë do thotë kritika apo lexuesi sepse ndoshta në mënyrë krejt individuale dhe pakëz egoiste, që derimë tani e quaj privilegj, kam zgjedhur të përkthej vetëm një vepër apo autor të cilin e njoh dhe e vlerësoj. Ndaj zgjedhja për mua nuk ka qenë aspak e vështirë madje do thoja e paracaktuar, e kam ditur ekzaktësisht çfarë doja të përktheja dhe e kam bërë. Sesi vepra përcillet më pas nuk është aspak shqetësimi im, kontributi im në lidhje me publikun mbaron kur vihet pika në fjalinë e fundit. Por, nëse do flisja për vështirësitë teknike të procesit të të përkthyerit një vepër atëherë ato janë të pafundme. Gjithmonë has diçka që s’e ke hasur më parë, për të cilën duhet të lexosh e kërkosh shumë për ta sjellë në formën e duhur. Përkthimi është një proces ndaj puna me veprën, në vetvete nuk mbaron kurrë. Gjithnjë të vërtiten në mendje fjali dhe paragrafë që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje prej teje apo si në rastet e veprave madhore të cilave pas një apo disa dekash mund t’u kthehesh për ripërkthim a ripërpunim. Ndaj është proces, është gjithnjë në vazhdim. S ipas përvojës suaj, a është tregu përzgjedhës i drejtë i veprave më të mira? Thuhet se një libër nuk e lexojnë kurrë dy njerëz, që do të thotë se ka aq shumë libra saqë zgjedhjet janë të pafundme. Sidomos sot kur industria e librit, bëhet fjalë për vende e gjuhë të mëdha, jo si vendi jonë, tirazhet janë me qindra mijëra për botim apo kur edhe letërsive kombëtare u jepet një vëmendje e veçantë e janë mjaft të frytshme dhe ku gjithkush mund ta gjejë veten. Prej vitesh tashmë shihet sesi gjithçka është marketing, sesi “lexuesit” udhëzohen prej filmave, të cilët shfaqen edhe dekada pas botimit të librit, sesi libri është gjithnjë e më shumë biznes, i thjeshtë herë-herë dhe i cekët e, megjithatë autorët klasikë, jo në kuptimin e kohës historike por ata pa të cilët nuk mund të thuhet se je një lexues i formuar, ata do të mbijetojnë në kohë të kohëve paçka teknologjisë apo zgjedhjeve të diktuara nga momenti. Çështja e tregut apo e përzgjedhjes është tërësisht personale ndaj vend do ketë për të gjithë. Është koha që vendos ata që lexohen e do vazhdojnë të lexohen. Sigurisht, për shembull unë kam patur fatin të jem përkthyesja e James Joyce-it në shqip, një autori kontraversal i cili “shet” për shkak të emrit dhe famës që e paraprin por që, fatkeqësisht, dhe kjo jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, është më pak i lexuari, pikërisht për shkak të vështirësisë dhe kompleksitetit që paraqet vepra e tij, mbetet sfidë aty në raft dhe shoqërohet me frazën “një ditë do e lexoj”. Tregu sigurisht nuk shkon drejt autorëve të vështirë por ama, ka gjithnjë dis H^Y\