Kronikë
Shkrimtarët, në njtëjtën kohë dhe kandidat për çmimin NOBEL këtë vit
hasin një garë të ngushtë midis njëri tjetrit, e ndahen vetëm tek njëri për
të cilin më shumë se çdo herë tjetër po përflitet se mund të fitojë çmimin NOBEL për letërsinë. Bëhet fjalë për Ngugi wa Thiongo, shkrimtari që
është më pranë se kurrë për të fituar çmimin NOBEL për letërsinë. Në
garë janë gjithashtu dhe auutorë tashmë tërësisht të konsoliduar dhe
që në zhanret e tyre mund të hynë në histori, edhe pse jo përmes këtij
çmimi, por falë madhështisë që ata kanë trupëzuar në stilin e tyre, të
tillë mund të përmendim Roth, Murakami, Kundera, poeti Sirian Adonis
dhe besojeni apo jo dhe Bob Dylan. Ka gjasa që diçka e çduditshme të
ndodhë dhe nëse kjo ndodh, atëherë kemi të bëjmë me një kthesë. Ka
kohë që mendohet që NOBEL-i nuk adreson dhe aq si duhet çështje të
nivelit artistik, duke u fokusuar më shumë tek aspektet sociale. Dhe
ndërkohë kur e mendon këtë, ndërsa mund të jesh duke lexuar ndonjë
intervistë të tyren në të cilat ata japin, ndër të tjera, edhe sjelljet e tyre
të punë, të tipit sa orë punojnë apo kush është koha që shpenzojnë ata
për të krijuar artin e tyre, mahnitesh me seriozitetin që ata e trajtojnë të
gjithë proçesin. Për ta një punë krijuese është po aq e përgjegjshme sa
çdo punë tjetër. Përshembull në një nga intervistat që Roth ka dhënë në
2012 ndërkohë që intervistohej nga gazetarja Hermion Lee, shpjegonte proçesin e tij të punës i cili në vetëete gati nuk kishte limite kohore
“unë punoj gjithë ditën” - shpjegon ai - “paradite, pasdite pothuajse çdo
ditë. Nëse e bëj këtë për dy vjet, atehërë kam një libër si produkt”. Por
ndërkohë nga ana tjetër nëse hedhim sytë nga konteksti social i çmimit,
atëherë vërejmë që në fakt se në fakt i zgjedhuri i këtij viti mund të jetë
në fakt autori Kenian. Pas disa analizave të mbledhura nga ne, del që ai
është potencialisht autori kyç për të ruajtur traditën e nëse nuk fiton, do
të jetë personi që mbylli traditën e gjatë të NOBEL-it.
Radhitja jonë për treshen që do afrohet për të fituar:
*(i pari është kandidati për të cilin ne mendojmë se do
të fitojë ndërsa dy të tjerët janë ata që mund të fitojnë
nëse nuk fiton i pari në listë)
Ngugi Wa Thiongo
Javier Marias
Lazslo Krasznahorkai
Shprehja e preferuar e Roth:
“Roth nuk fiton sivjet!”
+
+