ossier
Ëndërrimet e druvarit të vetmuar
Patrice Nganang
Pa dyshim se Hebga nuk e priste që Puka të kthehej sërish në rapsodin e
urdhrave të tij siç kishte qenë dikur gjatë fëmijërisë. Kish menduar për një çast,
kish buzëqeshur me atë që kushëriri i tij ishte bërë, një shkrimtar, por zërat
e grave që përshkonin pyllin e kishin hutuar. Kish ndaluar së bëri ushtrimet e
veta, duke parë në drejtim të zhurmës. Në duzinën e grave që ecnin njëra pas
tjetrës, kish njohur të ëmën, Sitan, që qëndronte në krye dhe pastaj, mbrapa
saj kishte parë gjithashtu edhe Bernadetën. Gushti kishte ardhur bashkë me
festat rituale të korrjeve.
-Do të shihemi më vonë, zonja, u shfajësua.
Ai buzëqeshi tek mendonte marrëdhënien e bashkëfajësisë që lidhte
gruan e Fricit me të ëmën. “Ato të dyja s’kanë nevojë për mua”, vazhdoi në
mendimet e veta. Ato janë zhytur kokë e këmbë në çështjen e “burrë dhe grua”
tha me vete, dhe kjo gjë e argëtoi. I përshëndeti gratë me mirësjellje. Të gjitha
u drithëruan kur e panë mes drizave,
por iu përgjigjën me mbushulli. Atij iu
bë sikur pa ngërdheshjet e njërës prej tyre që me siguri mendonte se ai po
dhiste në ndonjë cep aty pranë.
“Bernadeta është krahu i djathtë i Sitas, apo jo?” tha me vete kur gratë
ishin larguar tashmë dhe zëri i tyre nuk ish gjë tjetër veçse një jehonë.
Ai mendonte se një lidhje e tillë ishte më tepër mashkullore, dhe pavarësisht gjithçkaje, kjo nuk e çudiste. E ëma për të ishte burrë, gjithnjë kish
qenë kështu, madje edhe në të gjallë të të atit. Vazhdoi të buzëqeshte tek
mendonte që Sita na paskësh nevojë për një krah të djathtë, kur ai gjithnjë
mendonte se më tepër, ajo kish nevojë për një palë pantallona. Në këtë çast
u kthye drejt Pukës, ndoshta sepse nuk kish reshtur së sodituri me ëndje pantallonat e hekurosura aq bukur që ky mbante veshur që kur erdhi. Si ia bënte
për të shmangur pluhurin? Atij iu shfaq sërish fëmijë, duke goditur tokën me
dorën e djathtë për të numëruar pompat që ai, Hebga, bënte dhe duke mësuar kështu edhe të numëronte për vete. Atij iu shfaq duke kënduar meloditë
e shpikura vetë dhe tundi kokën, sepse sot e shihte në mes të shkollarëve të
vet në barin e Mados, tek i mësonte poezinë fshatarëve. Po, Puka ishte bërë
vërtet i çuditshëm ato ditë. Veprimet e tij që pas kthimit në fshat, i linin që të
gjithë me gojë hapur.
Ai ishte poet, ah!
Hebga kish dëgjuar të flitej për historinë e djaloshit që i pëlqenin ca si
shumë femrat, histori të cilën gati të gjithë e tregonin në fshat, sepse fundja
kush nuk e njihte? Përgjigja e rrugaçit të qëmotit e bëri që të ngulte sëpatën
me furi në tokë: “Mama, unë jetoj me një wolowoss1”. Ai përsëriti fjalinë që
ky na paskësh shqiptuar, por nuk tha “një grua”, sepse pa dyshim që për të
Virgjinia nuk ishte gjë tjetër veçse një wolowoss. Burrat që e tregonin këtë histori, i fusnin domosdo edhe ca gjëra nga vetja. “Mama, unë jetoj me një mamy
nyanga2”, thoshte njëri, apo “me një mbrakata3”, thoshte tjetri dhe të gjithë
kishin arsyet e veta. Përgjigja e Antonit, atij djaloshit që vdiste pas femrave,
nuk i argëtonte pak, sepse, po t’i marrësh të gjitha parasysh, përfundonte në:
“Mama, unë jetoj me një kurvë.” Ah, ç’kanë një gjuhë këta fëmijët e sotëm,
apo jo? Fjala “kurvë” kishte marrë dhenë me ndihmën e atij që ca ia ngjisnin
emrin Anton e ca të tjerë Karl. Megjithatë, çdokush shkrihej nga kënaqësia e
1
Fjalë që përdoret në zhargonin e Kamerunit për të treguar një prostitutë, shpesh
shumë pak të frekuentuar.
2
Kjo shprehje përdoret për të treguar një grua të bukur në zhargon, pra një “alamet femre”
3
Kjo fjalë nuk ka origjinë fort të qartë, por me shumë mundësi i referohet një marrëdhënieje jashtëmartesore
+