ossier
që jam pa dyshim një lexuese e thekur, nuk arrija të kujtoja asnjë emër, asnjë
autor, veçanërisht që vinte prej pjesës qendrore apo jugore të kontinentit. Këto
janë në fund të fundit, treguesë se në këtë këndvështrim kemi ende punë për
të bërë.
Tregimi që do të lexoni këtë muaj në “dossier” është shkruar mjeshtërisht, me
një stil shpues lakonik dhe me nota të theksuara erotizmi, të ndërthurura me
ndjesinë e të panjohurës dhe frikës. Ndërsa e lexoni, përpiquni të përfytyroni
në mendje këngën e ëmbël dhe melodioze të grave afrikane, që gjatë gjithë
jetës së tyre janë të dënuara të mbajnë mbi supe një shtëpi të tërë, të rrisin
fëmijët, të punojnë nëpër ara e të kujdesen për bagëtinë nëpër ferma. Mos
duket gjë si i njohur ky skenar?
Kur shkruan për njeriun, gjëja më e fundit që ka rëndësi është ngjyra. Afrikanët ende e ndjejnë diskriminimin e padrejtë që bëhet karshi tyre. Kur një
kamerunas udhëtoi drejt Gjermanisë, një fëmijë i vogël iu afrua duke i prekur
krahun. Donte të kuptonte nëse krahu ishte vërtet i zi, apo ishte bërë pis. Epo
s’ka faj fëmija i vogël, thanë njerëzit, duke e pranuar në mënyrë të heshtur
që në të vërtetë, fajin e morën vetë përsipër, sepse abuzuan me e dukimin që
duhet t’i jepnin brezit të ri. Bota nuk mund të qëdrojë më me sytë mbyllur kundrejt Afrikës dhe as të marrë e të shfrytëzojë pa kriter pasuritë e saj të mëdha.
Një ndër këto pasuri të vlefshme, intelektuale e artistike, janë shkrimtarët,
artistët, letërsia. Nuk mjaftojnë çmimet për ta lumturuar një shkrimtar, madje
ato as hyjnë në punë fare. Në brendësi të tij, ai do që të lexohet, që njerëzit,
edhe pa vetëdije, të ndjejnë se një nga personazhet e tij i shëmbëllen në njëfarë mënyre. Kështu, jam e sigurt se pak nga Hebga i këtij tregimi ka çdonjëri
brenda nesh.
Nuk dua të zbuloj imtësi të tjera në lidhje me tregimin, por po ju rrëfej se
përnjëmend është një ndër veprat më mbresëlënëse që kam lexuar e përkthyer. Sot ka ardhur koha t’i kthejmë sytë nga Afrika, jo për të parë mjerimin,
varfër [