ossier
Par Patrice Nganang
P
a
r
P
a
tr
ic
e
N
g
a
n
a
n
g
+
Këtë muaj në rubrikën “dossier” nuk është zgjedhur fort rastësisht një shkrimtar afrikan. Vërtet shumë pak flitet për Afrikën në rajonin tonë dhe kur merret
mundimi, bëhet për të na kujtuar se ajo është vatër sëmundjesh të tmerrshme
si Ebola apo AIDS. Doja që të paktën këtë herë të fokusoheshim mbi Afrikën
për të gjetur në kontinentin e madh, të ngrohtë e shumëngjyrës, shprehjen
letraro-artistike, botën disi të panjohur për ne të popujve afrikanë, problemet
dhe telashet, gëzimet dhe lumturinë e tyre. Them shumëngjyrësh jo për shkak
të lëkurës së banorëve të saj, por për nuancat e panumërta që zbukurojnë
veshjet e tyre popullore, për veshjen e magjishme që dielli në të perënduar i
jep savanës, për puplat e zogjve të shumëllojshëm që fluturojnë mbi lumenjtë
e rrëmbyeshëm dhe deri tek gurët, deri tek toka. Afrika është kontinenti i ngjyrave. Pak arrijnë ta kuptojnë këtë.
Përpos kësaj, jo më kot është zgjedhur një shkrimtar nga Kameruni. Jam e sigurt se po të shikoni në hartë do të keni vështirësi ta gjeni, aq i panjohur është
për ne. E pra, Kameruni është vendi me sistemin shtetëror më të korruptuar
në botë dhe lejon kështu të zhvillohet një kulturë pandëshkueshmërie. Realiteti i sotëm atje shpaloset me fuqinë e pazakontë që kanë “dekretet administrative”, të cilat shumicën e rasteve janë pengesa të mëdha për çdo gazetë,
revistë, shkrimtar apo artist që dëshiron të jetë i pavarur. Nuk kemi nevojë të
flasim shumë për arbitraritetin e klasës politike apo shkallën dhe mënyrat e
korrupsionit që kanë mbërthyer Kamerunin, sepse në këtë pjesë, jam e sigurt se përvoja e vendit tonë na lejon ta përfytyrojmë pikë për pikë atë që po
ndodh. Të gjitha këto karakteristika të trishta për Kamerunin nuk janë arsyeja
përse u zgjodh të ishte vendi i origjinës së shkrimtarit të “dossier”-it. Vërtet,
ato mund të jenë ndihmesë e madhe në formimin e personalitetit artistik, por
arsyeja e vërtetë është se sipas shumicës së kritikëve, Kameruni fsheh grupin
më të madh të shkrimtarëve të rinj premtuesë në të gjithë Afrikën. Këtë grup
e udhëheq pikërisht Patrice Nganang.
Ai ka fituar shumë çmime letrare, mes të cilave çmimin “Marguerite Yourcenar” për shkrimtarët frankofonë që jetojnë në SHBA dhe çmimin e madh të Afrikës së zezë, për romanin e tij “Kohë qeni”. Po, tashmë Nganang jeton në New
York dhe bashkëpunon vetëm me botuesë francezë, kjo për shkak të shkeljes
flagrante të të drejtës së shprehjes që i është bërë, jo vetëm atij, nga vendi
ku ka lindur, nga Kameruni. Romani që e bëri të famshëm, “Kohë qeni”, nuk
është përkthyer në shqip. Madje, kam pështypjen se letërsia afrikane është
shumë pak e përfaqësuar në gjuhën tonë, për të mos thënë aspak. Edhe unë,
+