BUZ
Tetor
Histori Urbane
Unë shkoj në punë herët në mëngjes, dhe si çdo
ditë shkoj me autobuz. Isha e ulur diku afër derës
ndërkohë ndihesha pak si përgjumësh. Derisa shikoj një burrë të veshur me një bluzë të verdhë dhe
me pantallona, rreth 36-vjeç mendoj, i cili u bëntë
foto femrave nga autobuzi , ose brenda në autobuz,
fotot jua bënte në pjesë të ndryshme të trupit, ai
përpiqej të kapte çdo pjesë të trupit sidomos në
pjesët me forma.
U tmerrova, nuk po u besoja syve, ai ishte tipik maniak, ndjeja që po më bllokohej fryma dhe një inat
i pakontrollueshëm po më pushtonte, një dëshirë
për t’a rrahur më erdhi… Unë jam tip që shpërthej
menjeherë nuk duroj e për më tepër kur shikoj
gjëra të këtilla, nevrikosem shpejt, më ikën gjaku
nga këto lloj gjërash.
Po e shikoja dhe nuk e duroja dot faktin se asnjë femër nuk dinte asgjë për ekzistencën e këtyre
fotove por ama unë po e ndjeja se duhej të bëja
diçka, ndërkohë që bënte fotot dukej që qëndronte
duke i parë me vëmendje.
Pyetja që unë i bëj vajzës që po më rrëfente historinë
ishte se çfarë lloj telefoni kishte, sepse doja të dija
nësë cilësia e fotove ishte aq e mirë sa për t’u dalluar personat në fjalë, dhe si e kishte kuptuar këtë…
Vajza vazhdon duke më thënë se kishte një telefon
vërtetë të mirë, i cili e bënte të mundur aksesimin
në facebook dhe shumë rrjete të tjera, unë nuk isha
shumë larg për të kuptuar shumë nga lëvizjet e tij,
po qëndroja dhe e shikoja teksa shkrepte fotot, e
nuk më besohej si ishte aq i qetë madje nuk kishte
turp as siklet nga njerëzit. Kishte shumë nga ata
personat që e shikonin dhe habiteshin gjithashtu,
+
por ama askush nuk merrte guximin për të folur.
Por jo unë, nuk mund ta lija me kaq!
Po kalonte fatorinoja dhe i thashë çfarë janë këta
njerëz kështu aman?! E bëra që të më dëgjonte ai,
fatorinoja më tha: “çfarë t’i bëjmë aman!” Ishte
momenti, nuk mund të prisja më, iu ktheva burrit
dhe i thashë “ça bo kshu fotosh pa ditur tjerët gjë”,
filloi të më thonte duke u mbrojtur “jo jo…” Vetëm
kur shikoj gruan pas tij që ma bën me shenjë, që ai
më kishte bërë foto dhe mua!
Aty s’përmbahesha dot më, u ngrita në këmbë dhe
i bërtita që të më fshinte fotot. Por ai po dridhej
dhe thonte që nuk kishte bërë foto dhe asgjë, por
e kërcënova duke