dhë
Për të bërë më të detajuar këtë fenomen kam përzgjedhur të ndaj disa imazhe nga një udhëtim në Alpet Italo-Zvicerane të bërë në verën e këtij viti. Imazhet janë
shumë të qarta, ato e tregojnë fare mirë se çka ndodhur me këtë rajon që ka megjepsur botën për bukuritë
natyrore, për bimësinë e rrallë dhe për botën shtazore
gjithashtu, për kushtet klimaterike, për egërsinë e maleve, për traditat e veçanta të komunitetit, për mënyrën
e organizimit strukturor e politik, e për plot të tjera por
nuk e ka ndalur dot pasojën më të llahtarshme të Globalizimit, Braktisjen.
Kjo shtëpi fare mirë mund të quhet klasikja e Braktisjes,
ajo mund të jetë mbi një shekullore, mund ti ketë rezistuar natyrës së egër të maleve, dëborës së shumtë në dimrat e acartë që ka kaluar, i ka rezistuar edhe lartësive me
mijëra metra mbi nivelin e detit, erës së thatë, shirave të
lehtë a rrëmbyeshëm, e sikurse i kanë rezistuar çfa