VEÇ
PA
P
SISTEM
A
A
Kur prezantohesh me punën e Ivi Topp Shaking hands and
fake smiles to high heels and thick ties ndjen se dashur, pa
dashur je bërë pjesë e një mekanizmi shrytëzues të aseteve
humane. Kjo punë e sjellë së fundmi nga artisti në galerinë
MIZA në kryeqytet pas ekspozimit në disa galeri jashtë vendit,
ilustron me anë të një parrullë me font hiper-minimal sans
dhe gërma kapitale të vizatuar me bojë vaji të zezë WE ARE
ACTORS NOT ARTISTS në muret e bardhë të galerisë. Me një
kompozim minimalist, me kontrast të theksuar dhe me një
përqasje estetike sikurse edhe në punët e tij të mëparshme,
artisti konceptual Ivi Topp duket se eksperimentimin me artin pamor e ka implementuar me artin e ironisë për aq sa ia
lejon arti bashkëkohor. Rezultatet duken vërtet ngacmuese
për intelektin.
SISTEM
Gjithashtu pjesë e punës (instalacionit) janë projektuar
të jenë edhe artistët e pranishëm në galeri edhe pse
kanë statusin e vizitorit. Me anë të bluzave minimalisht
të bardha ku është stampuar ACTOR me të zezë përpara, artistët e pranishëm ilustrojnë kolaboracionizmin e
tyre me sistemin. Proçes ky i cili duket se shoqëron artistin përgjatë gjithë linjës së krijimtarisë (apo prodhimtarisë për të qenë korrekt me nocionin e sistemit). Për
sa kohë do të ketë art dhe artbërës (artistë gjithmonë
sipas noconit të sistemit), do të ketë sistem të orientuar. Ndoshta problemi që artisti duhet të shtronte do të
kishte të bënte me llojin e sistemit në të cilin artistët
dhe të tjetët do të merrnin pjesë.
ep
t
+
Ideja kryesore e ekspozitës që artisti na përçon, ka të bëjë
pikërisht me bashkëjetesën mes artistit, publikut, koleksionistit, kritikës, etj. Bashkëjetesë kjo e cila me tërësinë e
ndërveprimeve mes palëve të sipërpërmendura sjell atë çka
Ivi Topp e hulumton si sistem. Sistem i cili gjeneron veten në
bazë të aktorëve të tij. Sikur të mos mjaftonte me kaq, nuk
është vetëm sistemi i cili merr emër nga aktorët, por në të njejtën kohë është pikërisht sistemi ai i cili u jep emër aktorëve,
ndër të cilëve edhe artistëve. Lidhja që komponentët kanë
me strukturën organike është biekuivoke dhe e ndërthurur.
Aktorët dhe sistemi (ri)krijojnë njeri-tjetrin. Ky është ndoshta
parad