OMPAS
Love your
Ç
’pjesë të përkthimit zë “krijimi” i përkthyesit?
Dhe për këtë çështje ka disa teori në lëmin e teorisë së përkthimit e po ashtu edhe pikëpamje
personale. Thuhet dhe se, kur vepra vjen në një
gjuhë tjetër ajo ka një jetë të re, të mëvetësishme
nga e para dhe se përkthyesi është tanimë autori
i kësaj vepre në gjuhën e përkthyer. Kjo e shndërron përkthyesin dhe e bën në një mënyrë bashkëautor të veprës.
Ka prej atyre përkthyesve të cilët vendosin të
kenë dorë të lirë e të rikrijojnë, duke menduar
se kështu “ndihmojnë” lexuesin e gjuhës marrëse, duke thjeshtuar e hequr nga fjalë deri në
paragrafë. Personalisht i përkas atij grupimi i cili
përpiqet me rigorozitet t’i qëndrojë besnik asaj
ç’ka ka shkruar atuori, duke respektuar vullnetin e tij dhe zgjedhjen e çdo fjale ekzaktësisht
në vendin dhe në kuptimin që ai ka dëshiruar
të jetë. Unë nuk mendoj se përkthyesi duhet të
marrë përsipër rikrijimin e veprës në kuptim, ajo
atëherë do ishte vepra e përkthyesit e jo e autorit.
Brenda ligjësive gjuhësore apo dijes që secili ka
për gjuhën nga e cila përkthen dhe në gjuhën në
të cilën sjell një teks, ka një shumëllojshmëri përzgjedhjesh sinonimike me të cilat mund të veprosh, të zgjedhësh atë që duket më poetike apo që
shkurt e qartë përcjell kuptimin por kurrësesi të
marrësh përsipër të ndryshosh kuptimin apo të
rikrijosh. Kjo ligjësi vlen për tekstet artistike por
është edhe më rigoroze në literaturën filozofike,
studimore e shkencore ku asgjë nuk duhet të
ndryshojë por të përcjellë në një gjuhë tjetër
ekzaktësisht atë që autori ka shkruar.
+
TRANSLATOR
9.10.2014
Përkthimi... përkthimi do të thoshim rëndom është një proces i
vështirë e i mundimshëm. Por unë nuk dua të përsëris klishe dhe
do të thoja se pa përkthimin si institucion, apo përkthyesin si artist të lirë, do të ishim në mungesë të ndjenjës. Nëse e marrim të
mirëqenë se gjuha është një ndjenjë. Dhe unë mendoj se e tillë
është. Nëpërmjet tingujve të saj ne mund të ndjejmë. Dhe këto ndjenja e emocione i sjell në gjuhën amëtare përkthyesi.
Sigurisht në momentet që flasim situata e përkthimit në shqipëri
nuk është kaq rozë. Shpesh më ka rënë rasti të lexoj përkthime
në shqip, të cilat nuk tingëllojnë fare si në shqip. Ato mbeten një
tentativë e dështuar mes kërkimit të rrugëve për të komunikuar me
lexuesin. Pastaj kur mendon se sa shije të keqe mund të lërë një
vepër e përkthyer keq. Një përkthim i keq, na privon nga mundësia
për të ndjerë!!!
Këtu duhet të përmend edhe pagesat aspak nxitëse ndaj përkthyesve krijojnë një rreth vicioz të kushtëzuar nga rrethanat. Ata nuk
punojnë për të përmirësur veten se e shohin si punë kalimtare dhe
jo si një sakrificë të domosdoshme ndaj profesionit.
Jonida ÇUNGA
Ndër shumë gjëra që qarkullojnë tashmë nëpër rrjetet sociale më
ka bërë veçanërisht përshtypje një nismë e ndërmarrë prej një
shoqate përkthyesish. Kjo nismë ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe
vlerësimin ndaj punës së përkthyesit.
Ata kanë menduar të shpërndajnë letra ngjitëse me mbishkrimin
"Love your translator" kujtdo që ju shkruajn në inbox dhe ju dërgon
adresën e banimit. Detyra e vetme është të shkrepësh një foto dhe
ta shpërndash në faqen me të njëjtin emër "Love your translator".
Dhe tashmë brenda pak kohësh është krijuar një rrjet mbarëbotëror
duke mbledhur foto nga i gjihtë globi.
Kjo është vetëm një pjesë e nismave të tyre. Të tjerat zbulojini duke
vizituar faqen online.
Ndoshta kaq nuk mjafton për të tërhequr vëmendjen ndaj librit,
përkthimit dhe gjuhës. Por është një hap i fuqishëm duke komunikuar me botën ashtu siç ka mësuar ajo të flasë, me imazhe, për të
shpërndarë mesazhe domethënëse.