Pa Fokus
Kultura e Rrugës
Me Kulturë e Rrugës nënkuptoj Artin Vizual të
Rrugës dhe Performuesit e Rrugës. Këto dy kategori
përfshijnë një shumëllojshmëri veprash dhe
shfaqjesh ashtu si:murale, skulptura, projeksione
videosh, instalacione, statujë e gjallë, xhonglime,
muzikë live etj. Të gjitha këto vepra e shfaqje zhvillohen në hapsira publike, në rrugë. Kur mendojmë
për Artin e Rrugës, kemi parasysh artin e lirë, që
nuk është financuar nga institucione të ndryshme
qeveritare. Ai është i lirë dhe shpreh pikpamjet dhe
ngacmimet e artistit. Kjo kategori e artit gjendet
dhe e gjen frymëzimin në mjdesiet urbane, nuk
është i kufizuar në hapsira të mbyllura apo galeri
dhe është pothuajse i pamundurpër tu koleksionuar. Shumë
Artiste Rruge kanë fituar vëmëndje internacionale
për punën e tyre dhe kanë shfaqur punimet e tyre
në
në muze dhe galeri, po ashtu si dhe në rrugë. Shumë
koleksionistë, drejtorë muzesh e të tjerë po tentojnë
të mësojnë fjalorin e artit urban dhe të zhvillojnë
tematikat e Artit të Rrugës.
Kurrsesi Kultura e Rrugës nuk duhet parë si kërkim
lëmoshe në rastin e performuesve dhe si vandalizëm
në rastin e Arteve Vizuale, por si zbukurim dhe rigjenerim i zonave urbane. John Fekner e përkufizon Artin e Rrugës si “i gjithë arti që ndodhet në
rrugë,përvec Graffit-it”. Personalisht Artin dhe Performuesit e Rrugës në Tiranë i konsideroj si shfaqje e anëve pozitive të emancipimit dhe zhvillim të
kulturës.
C’është Statuja e Gjallë?
Performuesit e rrugës e kanë zanafillën në antikitet,
gjenden në të gjithë botën dhe mbështeten nga
kontributet e audiencës. Ndër të tjera një perfomues rruge mund të jetë dhe një Statujë e Gjallë.