EDITORIAL
Idhtarët e së ardhmes
K
ëtë muaj miq dua t’ju uroj që muaji të fillojë shpejt dhe sa më shpejt t’i mbërrijë fundi.
Tetori ka shumë gjëra të veçanta, dhe si çdo muaj tjetër është i mbushur me shumë ngjarje, shumë ditë të veçanta që jetojnë në memorien e kujtdo që di të lidhë diçka më këtë muaj.
Por ajo që vërtet na bën të mendojmë për Tetorin është nisja e universitetit. Nuk ka emocion
më të madh se universiteti, kush e ka për herë të parë (por jo vetëm), kupton që çdo gjë ka
ndryshuar, edhe ndjenja e turpit për t’u njohur me ambientet e shkollës së re kanë marrë një
normativë tjetër, ato janë bërë më të fshehura dhe pak si shumë hutaqe. Gjithsesi universiteti
fillon si një vëlla i madh që e di mirë se çfarë do përjetoni gjatë gjithë eksperiencës atje dhe ne
duam të jemi të sigurtë që gjithçka do nisë siç mendojmë ne se duhet të nisë. Kështu pra, kemi
bërë një check-listë të gjërave që duhet të bëni.
Pikë së pari, mirë është të merrni një çantë, mbase ju kanë thënë se në universitet nuk
mbahet çanta por një studim thotë që eksperienca studentore duhet të jetë unike, çfarë përfshin të gjithë setin e gjërave që mbajmë me vete (librat, çantën, kompjuterin) ashtu dhe sjelljet dhe mënyrën e jetesës (që përfshin zakonet, llojet e shakave, dëshirat, pëlqimet, mënyra
sesi vishemi apo mendojmë).
Së dyti, në ju kanë thënë se universiteti është i vështirë shumë mirë ju kanë thënë, sepse
ashtu është, dhe në fakt më shumë se kaq koha që kalojmë në univeristet është e vetmja kohë
që ne jemi të vetëdijshëm që po mësojmë sepse ne vazhdimisht ose krahasojmë dijet tona
përmes bisedave të ndryshme ose shesim mend; ju kanë thënë gjithashtu se mund të kopjohet dhe se ka një histori të gjatë midis studentëve dhe profesorëve për këtë, e cila fillon që me
fletët e provimit dhe tanimë ka ardhur deri në pikën kur përdoren të gjitha mjetet teknologjike të njohura dhe të panjohura për të kopjuar – por atë që nuk jua kanë thënë është se nuk
kemi nevojë të kopjojmë. Nëpër botë po bëhet një debat i madh rreth kësaj çështje dhe shumë
janë të mendimit që nëse ua japin stundetëve atë që për ata është kaq konservatore dhe e ruajtur hermetikisht (pa qëllim prodhimi), mund në fakt të provojnë të kundërtën, ku prodhimi
të përbëjë themelin e edukimit tonë. Dhe në një botë plot papunësi, ky është një lajm shumë i
mirë, për ju që doni kopje dhe për ne që luftojmë për një informacion të barabartë për të tërë.
E treta, gjatë këtij numri do t’ju prezantojmë me disa analiza dhe elementë bazë të jetës
para, gjatë dhe pasuniversitare dhe të mënyrës së menduarit përgjatë gjithë jetës suaj akademike, si qytetarë të botës dhe si transoformues realitetesh. Kështu, tani ndërroni faqe por
qëndroni tek revista jonë sepse ju sigurojmë, kësaj here kjo është gjëja më me vlerë që mund
të gjeni në treg për momentin.