S
i shumë nga ju, edhe unë jam një nga ata njerëz
fatlumë. Kam lindur në një familje ku edukimi
kish rrënjë të forta. Jam brezi i tretë me doktoraturë,
dhe vajza e dy prindërve akademikë. Gjatë fëmijërisë sime kisha gjithnjë dëshirë të luaja në laboratorin e babait tim. Kështu që ishte e thënë që unë
të ndiqja disa nga universitetet më të mira, dhe që
më pas do të më hapnin derën për një larmi të gjerë
mundësish.
Fatkeqësisht, shumica e njerëzve nëpër botë nuk
janë kaq fatlumë. Në disa pjesë të botës, nëse
marrim për shembull Afrikën e Jugut, edukimi nuk
është lehtësisht i aksesueshëm. Në Afrikën e Jugut, Sistemi i Edukimit është i ndërtuar në kohën e
stigmës raciale, kohë në të cilën edukimi ofrohet
vetëm për minoritetin e popullsisë së bardhë. Dhe si
pasojë, sot nuk ka vende sa duhet për ata njerëz që
duan dhe meritojnë një edukim shumë më cilësor.
Kjo pamjaftueshmëri bëri që Universiteti i Johannesburg-ut të kalonte në krizë në Janarin e këtij viti.
Ishin liruar disa vende në universitet për konkurim
standart, dhe një natë para se aplikimi të niste procedurat e aplikuesve, ambientet e jashtme u tejmbushën me mijëra njerëz që rrinin prapa derës në një
rradhë prej një milje të gjatë, duke shpresuar që të
ishin të parët që mund të kishin fatin të pranoheshin. Kur portat u hapën, e gjithë turma u përfshi nga
një rrëmujë e përgjithshmë, dhe nga kjo rrëmujë 20
vetë pësuan plagosje të shkallëve të ndryshme ku
një grua vdiq atë ditë. Ajo ishte një nënë e cila kish
dhënë jetën e saj për t’i dhënë një mundësi djalit të
saj për një jetë më të mirë.
Por edhe në pjesë të tjera të botë siç mund të jenë
edhe Shtetet e Bashkuara ku edukimi është i mundshëm, mund të mos jetë brenda mundësive. Ka patur shumë diskutime vitet e fundit rreth rritjes së
mundshme të kostos së kujdesit shëndetësor. Çfarë
mund të mos jetë shumë e qartë për disa është që
kostoja e edukimit universitar është shtrenjtuar po
ashtu me gati dyfishin e vlerës së mëparshme, duke
arritur kështu në masën e 559 përqind që nga viti
1985. Kjo e bën edukimin të papërballueshëm për
shumë njerëz.
Dhe në fund, edhe ata që arrijnë apo menaxhojnë
të kryejnë apo pranohen në universitet, dyert e
mundësive mund të mos jenë të hapura. Vetëm pak
më shumë se gjysma e të diplomuarve prej këtyre
kolegjeve në Shtetet e Bashkuara janë në një punë
që në fakt ua kërkon këtë lloj edukimi. Kjo, patjetër,
nuk vlen për studentët që diplomohen prej universiteteve më të mirë, por për shumë të tjerë, që nuk
marrin kurrë një vlerësim për kohën dhe mundin që
investojnë.
Tom Friedman, në një nga artikujt e fundit të shkruar tek New York Times, kishte zënë prej “brinjësh”,
në një mënyrë që askush tjetër nuk mund ta bënte,
shpirtin pas përpjekjeve tona. Ai thoshte që zbulimi
më i madh është ajo që ndodh kur diçka ndodh papritur dhe takohet me atë që është thellësisht e nevojshme. Kam folur shumë për atë që është thellësisht e nevojshme, le të flasim tani për çfarë është
e mundur.
Çfarë është papritur e mundur është e demostruar
nga tre klasat e mëdha të Stanford, ku secila prej
tyre ka pranuar në ambientet e saj më shumë se
100.000 studentë. Kështu pra që të kuptojmë këtë,
le t’i hedhim një sy njërës prej këtyre kurseve, kursi
i Makinës së të Mësuarit e cila ofrohet nga kolegu
im dhe bashkëthemeluesi Andreë Ng. Andreë jep
mësim në një nga kurset e larta të Stanford. Është
pikërisht kursi i Makinerisë së të Mësuarit dhe ka
rreth 400 persona që e ndjekin sa herë ky kurs of-