Pa Fokus Shtator | Page 9

Shqipëria këtë verë është zgjuar më energjike, nga lodhja mbase (siç e thamë më parë, nga faktorët financiarë, por edhe të ftohtit që shpesh shtrin kthetrat me izolim dhe shira deri vonë në Qershor), por gjithashtu jemi zgjuar dhe bërë më realistë duke parë përreth vetes një qytet mbase diku më të vogël së zakonisht, që ka jo dhe aq mundësi argëtimi të diktuara apo planifikuara, dhe ku përveç kafeneve që mund t’i gjesh në një raport ndërtesash 1:1, nuk ka asgjë tjetër për të cilën ia vlen të flasësh. Por dhe këto bare apo kafene, të paktën janë argëtim luksi për ata të huaj (apo shqiptarë që vijnë nga jashtë) që nuk kanë mundësi t’i shijojnë në vendet e tyre – sepse atje janë shumë shtrenjtë – ashtu sikurse do të jenë dhe për ne shumë shpejt. Një zonë në Rrethinat e Tiranës Por po ndryshon Shqipëria jonë fatmirësisht, ku njerëzit nuk shkojnë vetëm nëpër plazhe në verë dhe pasditeve jo vetëm nëpër klube, që zgjedhin që të bëjnë plazh edhe në Pogradec apo ndonjë lumë tjetër siç mund të jetë në Bovillë apo gjetke jo sepse është detyrim patjetër të bësh plazhin në një vend fantastik (sepse në këto vende sa më shumë rritet infrastruktura, po aq rriten dhe çmimet dhe në të njëjtën kohë venitet fantazia që të gjithë ne kemi ruajtur nga pushimet e kahershme kur gjërat ishin më të çlirta), por që të kalosh një kohë të mirë mes miqsh dhe mos të shqetësohesh (sepse të merr shpesh malli për këtë ndjesi këto kohë) se sa ka shkuar fatura e pushimeve. Që të udhëtojmë jashtë shteti, qe një ëndërr që kishim vite që e ruanim në sirtar ta nxjerrim dhe ta shplurosim nga të ndenjurit duke udhëtuar dhe sjellë në vendin tonë nostalgji të reja, eksperienca të reja dhe mend të reja. Që të shkosh sikurse një herë në një vend që më parë ka qenë i populluar nga njerëzit, ndërsa tani është harruar gati tërësisht që ekziston; shembull për këtë është Pogradeci dhe shokë të tij. Që të bëjnë shaka me miqtë e tyre, por të dalin, apo që nëse nuk ke shkuar me pushime, si shumë nga ne, të mos shqetësohesh vetëm për fotot që nuk do të hedhësh në rrjetet sociale, apo sic thotë një shaka e fundit angleze, - që e gjeni dhe në Facebook, - mos ta justifikosh krizën që ka kapluar botën duke hedhur në profilin personal fotot e pushimeve të vitit të kaluar. Unë e kam parë ndryshe këtë verë. Shumë më të vështirë kuptohet, por dhe aq të bukur sepse tashmë ka shumë nga nismat që marrin njerëz të ndryshëm për të parë një Shqipëri ndryshe përgjatë gjithë këtyre viteve të një demokracie të brishtë, një Shqipëri që shkon në mal, që merret me punë vullnetare verës dhe nuk është e detyruar të rrijë gjithë kohën në Facebook, që përdor Twitterin (pavarësisht se nuk ia ka shumë idenë se për çfarë duhet, por për gjithë këto ne kemi vënë disa marëdhënie konvencionale për të mos pyetur), njerëz që pyesin nëse ka ndonjë film në vend që të pyesin nëse ka ndonjë barkafe të re diku, që nuk mjaftohen me hapësirën që ofron Tirana dhe ndjejnë disa herë në ditë nevojën për t’u arratisur, këtë shoh unë tek Shqipëria, e shoh atë ndryshe, e shoh atë që përpiqet të konsolidohet, e shoh atë gati të nisë punën pas pushimeve, e shoh atë gjithashtu jo paragjykuese që unë shumicën e fotove i kam marrë nga Google dhe nuk e di se kujt janë. Relievi Fushor (në Shqipërinë Perëndimore), Pllajor (në Shqipërinë Lindore, Malor (në Shqipërinë Veriore dhe Qëndrore). Përgatiti: Marin Nikolli 9