Pa Fokus Shtator | Page 7

përgjithshme dhe aftësive të një individi të cilat do të munden të rrënjosen në personalitetin e secilit prej këtyre studentëve. Si një eksperiencë UWC është një ambient tranformues i cili edukon studentët të jenë liderët e së ardhmes ndaj përgjegjësive sociale, duke i motivuar ata të ndikojnë tek këto ndryshime shoqërore vetë personalisht, në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Të mësuarit në këto shkolla zhvillohet në anglisht. Jetnor Kasmi: “Është krijuar si një metodë për të bashkuar popujt në konflikt, për shembull, UWC e ndërtuar në Mostar ka si synim që të bashkojë Boshnjakët muslimanë me ata Serbë. Ata i mbledhin studentët në të njëjtën godinë dhe i bëjnë të ndërveprojnë bashkë. Misioni i shkollës është një forcë për të bashkuar njerëzit përmes edukimit, e kështu për të kontribuar në paqen dhe në një të ardhme të qëndrueshme. Ne të UWC Albania po përpiqemi të hapim fjalën dhe të bindim studentët e shkollave të mesme të aplikojnë në këtë program. Aplikimet që kemi patur deri tani janë nga Tirana, Durrësi, Vlora.” facebook.com/uwcalbania P R MLADINFO Pershkrimi i organizatës http://www.mladiinfo.eu/ jep informacion për bursa, studime, mastera, doktoratura, trajnime, konferenca, intershipe FALAS dhe mundësi punësimi për të rinjtë. Misioni Të ndihmohen të rinj nga Evropa dhe Bota që kanë nevojë për një mbështetje të veçantë për përmbushjen e potencialit të tyre arsimor duke qenë nën kushte të disfavorshme për t’u arsimuar, të ndikuar nga rrethana personale, sociale, kulturore apo ekonomike. “Mladiinfo fitoi çmimin ERSTE për vitin 2011” “Mladiinfo një nga portalet më kryesore në kategorinë Arsimim për të Gjithë”. Në Maj të vitit 2009, duke qenë në garë me 622 portale internet nga 101 vende të botës, Mladiinfo u zgjodh një nga pesë portalet më të mirë në botë në kategorinë Arsimim për të Gjithë. The World Summit Award është një iniciativë botërore e organizuar nga Kombet e Bashkuara. 2008 Center for Youth and NGOs, Filip Filipovic 22, Zelezara suburb, 1000 Skopje 7