ndaj çdo gjëje, por do dhe s’do të merret me të gjitha dhe asgjë. Pa Fokus janë një grup të rinjsh si ti, si unë, si e gjithë popullsia e Shqipërisë që e duan nganjëherë këtë vend, por e shajnë pjesën më të madhe të kohës. Është një medium por nuk kërkon të ç’mësojë apo mësojë të keqen a të mirën. Pa Fokus di që ka vetëm një rrugë në jetë për të qenë i suksesshëm dhe ajo është që të dish, jo të shtiresh, të gënjesh, të mashtrosh, të jesh matrapaz apo batakçi por nuk përjashton asnjërën prej tyre. Pa Fokus jemi ne. Pa Fokus jeni dhe ju. Janë të gjithë ata që një herë do ulen e të mendohen. Ata që një herë do mendojnë përpara se të përdorin makinat e tyre teksa dalin, janë ata që do mendohen përpara se të hedhin diçka në tokë, do mendohen përpara se të godasin një plak, një më të ri se ata, një moshatar, një grua, një burrë, apo një qen, por dhe çdo qenie tjetër të gjallë të kësaj toke. Do jenë ata që mendohen. Ata që i zë trishtimi me
këtë ndalesë që vjen nga mendimi, por gëzohen më shumë me krenarinë ajo që sjell . Do jenë e ardhmja. Pa Fokus është për ata që e duan informacionin, ata që zgjohen përditë me nga një mendim në kokë dhe teksa zbresin rrugëve të qytetit ecin si pushtues të tyre, është për ata që heshtin në vjeshtë dhe shkruajnë, është për ata që edhe pse larg, edhe pse në vend të huaj nuk harrojnë të flasin shqip, është për ata që kanë një ide, një informacion, dhe nuk kanë as turp dhe as frikë ta ndajnë, është për ata që heshtin kur kanë kohë pa dëgjuar një gjë të bukur, dhe bërtasin kur heshtja ka zënë kryet e epërm të mërzitjes shoqërore. Është për ata që nuk kanë biznese, por ama ndihmojnë që ato të mbeten hapur, është për ata që dëgjojnë muzikë të mirë dhe një herë në gjithë ditën bëjnë 5 mijë pyetje të cilave vetëm 5 u përgjigjen siç duhet. Janë ata që duan të jenë të paktën një herë gjatë gjithë ekzistencës së tyre, të vërtetë, unikë.
Vlera Editoriale
Redaktorë: Marin Nikolli & Alketa Halilaj Fotoshoot/Vlera vizuale: Rrapo Mehmetaj Vlera Sociale dhe Psikologjike: Etion Parruca ARA: Eva Shalësi. TAMAM, Larthedhësit, Informatorë: Fjoralba Ndreu, Cim Ismaili.
Rubrikat më të pëlqyeshme: Mjedisi, Informacioni i lirë, Shtensioni social dhe nervor përmes + (pozitives), Letra, Filma, Letërsi etj, etj, etj si këto. Premisa e 1) Pa Fokus është një medium i lirë, ai nuk është për ata që duan të paguajnë për informacionin; Premisa e 2) Besojmë cdo informacion që shitet në një vend ku informacion nuk ka, nuk është gjë tjetër vecse një infor ?????????????-=9Q-P???????????????????????????????????????????????????????????????????????????((?((