Pa Fokus Shtator | Page 35

“Nëse firma do të merrej vetëm me krijimin e një forme apo stili, kjo do të ishte mbytëse për mua. Variacioni është ajo çfarë i jep kuptim punës sime!”-shprehet Nadja “Fondacioni Swarovski është shumë i kënaqur që ndihmon festimin e këtij përvjetori të Life Ball dhe mbështet “The Girl Effect”, një projekt bamirësie vërtet frymëzues që përdor potencialin unik të vajzave adoleshente që ato ti japin fund varfërisë së tyre, të familjeve dhe komuniteteve ku ato jetojnë. Ky fondacion mishëron misionin e themeluesit Daniel Swarovski, për të mbështetur vlerat njerëzore dhe shpresojmë që projekti i bamirësisë të vazhdojë më tej punën e tij të mrekullueshme duke ndihmuar vajza nga e gjithë bota që të ndryshojnë jetët e tyre për mirë.” Mbrojtja e burimeve natyrore Fondacioni Swarovski kontribuon në ruajtjen e natyrës nëpërmjet projekteve që kanë të bëjnë me probleme mjedisore, duke përkrahur mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e ambientin fizik dhe natyror. Shkolla e ujit Swarovski Kjo lloj shkolle është një projekt bamirësie disa vjeçar i Fondacionit Swarovski dhe konsiston në edukimin e fëmijëve për rëndësinë e menaxhimit sa më të mirë të ujit duke bërë të mundur që ata të krijojnë një mentalitet ndryshe nga të tjerët përsa i përket ruajtjes dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore. Në 30 vitet e fundit, programi Swarovski Waterschool ka trajnuar mbi 185,000 fëmijë në mbarë botën. 35