Pa Fokus Shtator | Page 13

pogradeci T Pogradeci urizmi kulturor në këtë qytet ofron mundësi të shumta si psh vizita në shtëpinë e shkrimtarit të mirënjohur Lasgush Poradeci , një shtëpi karakteristike qytetare pogradecare që ndodhet në qendër të qytetit. Gjithashtu ata që vizitojnë Pogradecin me qëllim turizmin kulturor mund të vizitojnë Kalanë e Pogradecit që gjendet në pjesën perëndimore të qytetit me një lartësi 689 metra mbi nivelin e detit. Nga të dhënat arkeologjike thuhet se kjo kala ka qenë e banuar nga fise të vjetra ilire në shekujt V dhe IV p.k. Ky qytet ka edhe shumë vlera të tjera kulturore e arkitekturore si Varret Monumentale të Selcës që datojnë 400 vjet p.k. dhe janë unike për nga mënyra e ndërtimit dhe pikëpamja arkitekturore të cilat janë të vendosura në një kodër të lartë mbi fshatin Selcë. Thuhet se në njërin nga këto varre është varrosur Kliti, mbreti Ilir i Pelionit. Një pikë tjetër e rëndësishme kulturore që ia vlen të vizitohet janë Mozaikët e Linit që ndodhen 22 km larg nga qyteti. Lini, mozaiku bizantin i shek. VI-VII është një nga mozaikët më të mëdhenj në Ballkan me sip. 220 m2 dhe është i punuar me figura të veçanta e të bukura. Eshtë një qytet me potencial të madh përsa i përket zhvillimit të turizmit. Në këtë qytet mundësitë për të kaluar pushime të këndshme dhe të qeta janë të larmishme pasi janë të zhvilluara disa lloje turizmi, ai kulturor, liqenor ( ose turizmi blu), gastronimok dhe ai artizanal. Turizmi liqenor është më i zhvilluari pasi qyteti i Pogradecit është i vendosur buzë liqenit të Ohrit dhe kjo ia siguron të gjitha mundësitë për të qenë një qendër e rëndësishme e turizmit liqenor. Në këtë pikëpamje, liqeni ofron mundësi të shumta për pushuesit që duan të kalojnë pushime të qeta e të këndshme pranë liqenit, ofron mundësinë e banjave liqenore apo turizmit klimatik. Liqeni është një ambient shumë tërheqës si për nga pamja dhe uji i pastër por edhe si një ekosistem me specie të rralla. Turizmi gastronomik është i zhvilluar në këtë qytet pasi me koranin, llojin e peshkut që peshkohet në liqenin e Pogradecit, mund të bëhen rreth 10 lloj gatimesh të ndryshme. Gjithashtu ky lloj turizmi përfshin edhe shumë lloje të tjera gatimesh të veçanta për zonën, traditë e këtij qyteti të vjetër. Turizmi artizanal zhvillohet me aktivitetin e Panairit Rajonal të Punimeve Artizanale i cili zhvillohet çdo vit dhe në të marrin pjesë shumë qytete të Shqipësë dhe Kosovës të cilat paraqesin traditat dhe vlerat e tyre përkatëse në punimet artizanale që ato paraqesin në këtë panair. Varret Monumentale të Selcës 13