Pa Fokus Shtator | Page 11

kanionet e osumit Një lundrim në Kanionet e Osumit Kanionet e Osumit janë një ndër ambientet më të rralla në vendin tonë për të kaluar pushimet me miqtë ose familjen. Ky mjedis unik natyror ndodhet në rrethin e Skraparit, pak kilometra larg qytetit të Corovodës. Në Skrapar gjenden dy kanione, ai i Osumit dhe ai i Gërdecit por Kanionet e Osumit zënë një sipërfaqe më të madhe dhe kanë bukuri përrallore që zgjojnë imagjinatën e vizitorëve apo pushuesve edhe nga legjendat e gojëdhënat që fliten për këtë pjesë të veçantë mjedisore të vendit tonë. Mundësitë që i ofrohen një vizitori apo pushuesi për të kaluar pushime të këndshme në këto kanione janë lundrimi me rafte, pamja e mahnitshme e masave gjigande shkëmbore që janë gërryer për vite të tëra nga ujërat e lumit apo ujëvarat përrallore që gjenden në këto kanione. Kanioni formon një ekosistem interesant, me një botë të gjallë të pasur dhe të larmishme. Në shpatet e thepisura gjenden drurë të dushkut, qelbësit etj, të cilët janë mbërthyer fort pas shkëmbinjve të fortë. Mj aft shpendë, sidomos pëllumbat e egër, fajkoi, petriti etj, folenizojnë në zgavërimet shkëmbore të kanionit. Ujërat e shtratit të Osumit dhe pellgjet e tij janë të pasura me peshq të cilësisë së lartë, me amfibë dhe gjallesa të tjera.Të gjitha këtë elementë e dukuri e bëjnë shumë tërheqës këtë monument natyre, jo vetëm për banorët e rrethit të Skraparit, por edhe për çdo vizitor që vjen në Çorovodë. Kënaqësia është e veçantë nëse udhëton më këmbë ose me barka gome gjatë gjithë gjatësisë të kanionit, sepse në çdo çast ai të ofron surpriza të këndëshme. Kanioni ka vlera të shumta shkencore (gjeologjike e veçanërisht gjeomorfologjike), turistike dhe didaktike. Një mjedis i tillë të relakson dhe të bën të mendosh se vërtet vendi ynë ka vlera të mëdha mjedisore me potencial të madh për zhvillimin e turizmit. 11