Pa Fokus Shkurt | Page 20

Njeriu e krijon gjendjen e tij me mendimet që mban në kokë. Ka kohë që, për arsye të ndryshme, i kam shkaktuar vetes një gjendje jo të mirë. I filloj mëngjeset me mendime negative, dhe e mbyll ditën po njësoj. Pastaj është edhe ky shiu i Tiranës, ashtu i zhurmshëm, i rrëmujshëm, i rrëmbyeshëm. I tillë ishte edhe dje. E sikur të mos mjaftonte kjo, nga mendja s’më hiqej ajo ëndrra që kisha parë. Ndërkohë që ende po përpiqesha të normalizoja frymëmarrjen dhe të largoja atë ndjesi të tmershme, në të njëjtën kohë po e analizoja me ftohtësi, sikur të isha dy njerëz në të njëjtën kohë. Qëndroja para një farë komisioni që me sa duket më kishte mohuar të drejtën për diçka të rëndësishme. Sytë më lëshonin zjarr, në fyt më ishte mbështjellë një lëmsh që nuk po e kapërdija dot, ndërkohë që ai burri (mbase kryetari, nisur nga pamja tipike e atyre “të rëndësishmëve“ nëpër filma, të gjerë më shumë se të gjatë, me atë vështrimin tipik arrogant e përbuzës), filloi të flasë sikur të më kishte lexuar shikimin. Fjali ironizuese, nga ato që të duket sikur po tallen me inteligjencën tënde dhe diku përmendi që e justifikonte mohimin e kësaj mundësie sepse isha thjesht një femër. E në fraksion sekonde skena e kësaj drame të vogël bëhej pak më e gjerë, një nga gratë e komisionit (kishte më shumë gra në komision. E habitshme?! Jo dhe aq!) i drejtohej mamasë sime (një tjetër figurë femërore në ëndërr) dhe e pyeste se çfarë pune bën im atë (sikur ky fakt do ndryshonte verdiktin që sapo kishin dhënë). Po ndjeja në të njëjtën kohë poshtërim, përzjerje në stomak, neveri, e në mes të këtij miksi ndjenjash iu vërsula kryetarit, mes lotësh (ato lloj lotësh që më dalin kur nuk më mbajnë më nervat) dhe duke mbledhur forcat po e shtyja duke e përplasur pas murit, në fillim me vështirësi e pastaj sikur po përplasja një copë kartoni, ndërkohë që s’po merrja dot frymë. Isha në atë fazën gjysmë në gjumë e gjysmë zgjuar, nga njëra anë me shpresën që të dilja nga kjo gjendje tmerri e nga ana tjetër me vendosmërinë që ta shihja në tokë atë tipin… Dhe pastaj u zgjova. Por, shija e hidhur dhe e shpifur që më kishte lënë ajo ëndërr, më shoqëroi gjithë ditën. Xheni Dt: 23/01/2014 Zyfi FEMINIZMI ËSHTË NË THELB NJË KONCEPT RADIKAL QË THOTË SE FEMRAT JANË PO ASHTU NJERËZ E shihja pas shumë kohësh, mbase që në fëmijëri, atëherë kur u martua dhe uli kokën plot dhimbje e turp, ndërkohë që si gardianë 20 Fëmijërinë e kam kaluar në një qytet periferik në juglindje të Shqipërisë që kulturën, artin dhe vajzat i ka pikë të dobët, e megjithatë mentaliteti mbetet… Pavarësisht kësaj, mua fatmirësisht më edukuan që të vlerësoja veten, të mendoja për shkollimin, idealet dhe dinjitetin me idenë që do bëhem një nga ata persona që kanë forcën të sjellin ndryshimin para se të mendoja për mental ]][