Pa Fokus Shkurt | Page 12

prekjes së teatrit. 2) Sa e vështirë ka qenë të ecësh në këtë fushë dhe brrylat që ke ndeshur gjatë rrugës? Mund të flasësh për detaje mbi shfaqjeve të tua… 12 3)Të punosh me fëmijët që nuk dëgjojnë… 1) Çfarë duhet të ketë një student që të jetë një regjizor i mirë, e pse duhet ta zgjedhë këtë degë (duke u nisur nga eksperienca jote personale)? E gjitha ka nisur si një lojë. Kam qenë nxënëse në gjimnazin Petro Nini Luarasi. Petro Nini u ka dhënë një hapësirë shumë të madhe nxënësve për aktivitetet kulturore (uroj të jetë ende kështu). Vendosa të merrja pjesë dhe unë, por qëllimin tim si nxënëse e kisha: “Të bëj pushim e të pi një kafe” (ahahah). Fillova të merresha me këto aktivitete dhe dalëngadalë fillova të kuptoja se paska qenë një qëllim tjetër të cilin për hir të së vërtetës nuk e kisha menduar kurrë: “Të merresha me Art”. Dhe kështu vendosa të konkuroja në Akademinë e Arteve, dega regjizurë. Mora informacionet e duhura mbi ato çka duhet të përzgjidhja për konkursin, u përgatita me një pedagoge, konkurova dhe… nuk fitova. Sigurisht që e vuajta shumë këtë fakt, kështu që mu desh të rimerrja dhe njëherë forcat, të nisja gjithçka nga fillimi dhe të rikthehesha në konkurs. Pas një viti më në fund fitova. Përsa i përket se çfarë i duhet një studenti të jetë regjizor i mirë, mjafton vetëm që të dojë vërtetë atë që kërkon dhe çdo gjë arrihet. Sa më shumë punë e sa më pak fjalë. Çdo punë në akademi, çd