Pa Fokus Shkurt | Page 6

Open Akses – Shtyllat e një nevoje Informacioni nuk është dije – thoshte Einstein. Por çfarë është dije dhe çfarë është informacion? Dallimi mes tyre është shpesh një kufi kontradiktor. Dija(?); Unë vetë do doja të citoja këtu filozofin tim të preferuar që thotë “Dija është vetëm një besim i justifikuar”. Dhe në fakt nëse hedhim një vështrim të disa gjërave që ne besojmë, ato janë të lidhura me dijen tonë. Ne i dimë ato, siç di dhe unë që çdo gjë që do them këtu tani është e vërteta për mua. Por, ç’mund të themi për informacionin(?); sipas Wikipedias, informacioni nuk është gjë tjetër veçse një simbol ose një sekuencë e cila shpesh çon në pëcjelljen e një mesazhi të caktuar. Kthehemi përsëri tek Platoni. Siç shumë nga ju e dinë që mësuesi i Platonit dhe mësuesi i të gjithë njerëzimit, Sokrati, vdiq sepse besonte tek sistemi, besonte se njerëzit shpërbleheshin ashtu sikurse dhe ndëshkoheshin sipas rastit – besim që siç thashë e çoi Sokratin në varje. Shumë kohë më vonë, falë kësaj traume Platoni pasi takon dhe njihet dhe me Pitagoren dhe trajton problemet “matematike” të të “qënit”, kthehet dhe krijon fabulën mbase më të njohur që i dha dhe frymëzim krijimit të mëvonshëm të librit më të lexuar në histori, Biblës. Fabula tregonte një njeri i cili i liruar nga vargojtë e mosdijes, mësonte përmes kuriozitetit, besimit të tij, përpjekjet dhe dëshirës për të ditur, dijen e vërtetë. Ai përballet me këtë dije, dhe ndërsa 6 është përballë kësaj dije (që ai i personifikon me një diell të madh), ai vendos të kthehet dhe t’u thotë miqve të tij që jashtë asaj errësire që ata rrinë para një muri duke soditur hijen e tyre, ekziston një vend ku ndodhet dija dhe ajo është një ndjenjë e ngrohtë. Ata si përfundim e vrasin. Dhe këtu shohim të njëjtin fat që ka patur dhe Sokrati por dhe Krishti më vonë. Kjo është një histori e shkurtër, dhe me shpresë do ta kuptoni, sepse tregohet gjithnjë prej meje. Por më parë do të tregoj pak për Open Akses nëpër botë, çfarë ka sjellë dhe pse është krijuar. 2. Nevoja për një makineri referimi (nevoja për të rregulluar kaosin e “mos – rrymës”) Këto të dyja sot i shohim të manifestuara në gjërat që janë kaq të bezdisshme, siç janë parazitizmi dhe shkëputja nga realiteti i kontekstit botëror (për momentin ne nuk jemi një vend i cili mund të konkurojë as në rajon me atë që ka), kur në fakt për një vend si yni në vend që të rrijë kot duhet të punojë. Pa Fokus Në mbështetje të Por në çfarë aspekti janë shtruar këto sfida në kontekstin tonë? Posaçërisht këto sfida nuk janë të panjohura për publikun, janë po ato që kanë qenë dhe në fakt është dhe pikërisht dhe problemi në vetvete, sepse informacioni i përket këtij rendi të vjetër që përdor prej kohësh të njëjtën metodologji, të njëjtën arsye të pandryshuar dhe sipas tyre legjitime. Ata flasin për informacionin që duhet të ishte në masë ndërsa vetë kur u bie rasti, bëjnë citime herë pas here të pavend. Problemi është që në këtë mënyrë ata nuk bëjnë asgjë tjetër vetëm sa kalben. A është liria e informacionit një koncept i majtë? Le të jetë. Për sa kohë i shërben një qëllimi kaq të madh, do të ishte një diçka pamendtë që të mundohemi të gjejmë të keqen aty ku nuk është. Por kush janë problemet që të gjithë ne mund të hasim në përpjekjen e realizmit të këtij projekti: 1. Vetëmjaftueshmëria 7