Mjekësia, një alternativë
studimi apo ... ?
N
ë vijim të rubrikës sonë të përmuajshme: Cilën degë universiteti duhet të zgjedhim, në këtë numër, do të flasim për
MJEKËSINË, e cila për të rinjtë që synojnë universitetin është një
nga degët më të lakmuara.
Mjekësia është shkenca që merret me mbrojtjen e shëndetit
të njerëzve, me studimin e sëmundjeve të ndryshme dhe me
paradalimin e me mjekimin e tyre (Akademia e Shkencave,
2002:798). Sipas studimeve të sotme, mjekësia ka dy kuptime
kryesore: (i) Shkenca e shërimit; praktika e diagnostikimit, trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve dhe promovimit të shëndetit
dhe (ii) medikamentet që përdoren për të kuruar sëmundjet. Pra,
i gjithë funksioni i mjeksisë është për të realizuar qëllimin kryesor të saj që është përkushtimi për shëndetin dhe mireqënien e
njerëzve.
Po t’i hedhim një vështrim të shkurtër historisë së mjekësisë, do të
shohim se fillimet e saj mendohet të jenë në periudhën parahistorike, kur njerëzit filluan të përdorin mjekime ende pa filluar të
shkruanin dhe të lexonin. Por megjithatë, askush nuk e di dhe nuk
e vërteton dot se çfarë dinin popujt për mjekësinë në atë kohë.
Antropologët kanë bërë studime mbi mbetjet mortore dhe objektet dhe ka dëshmi se njerëzit parahistorikë dinin diçka në lidhje
me strukturën kockore. Njëkohësisht, ka bindje se ata kanë besuar
në një kombinim të shkaqeve natyrore dhe mbinatyrore dhe trajtime për kushtet dhe sëmundjet.
Zbatimin e mjeksisë dhe të kujdesit shëndetësor për njeriun, për
herë të parë, ne e gjejmë të dokumentuar në Egjiptin e Lashtë
(3.300 p.e.s. – 525 p.e.s.), ku u zhvillua edhe qytetërimi i parë i madh
që ne njohim në planetin tonë. Në atë periudhë kanë ekzistuar
mjekë, në ndryshim me periudhën parahistorike të cilët mundën
të dokumentonin njohuritë dhe kërkimet e tyre, duke krijuar një
literaturë mjekësore, që përbën ndër dokumentat më të vjetër
që gjenden sot. Mjekësia egjiptiane, ishte e zhvilluar dhe mjekët
kishin njohje të pulsit të trupit që kishte lidhje me funksionin e
zemrës, kishin njohuri themelore të sistemit kardiak por neglizhuan qarkullimin e gjakut si të parëndësishëm, ndaj nuk ishin
në gjendje të dallonin enët e gjakut, nervat dhe tendinat. Ata besonin në rolin që shpirtrat luajnë në sëmundje, ndaj ata përdornin
një kombinim të mjeteve natyrore me lutje. Duke qenë se egjiptianët e lashtë ishin të pasur, kishin një shoqëri të qëndrueshme,
një ekonomi bujqësore të mirë, ligje që zbatoheshin dhe shumë
njerëz jetesën e tyre e bënin në të njëjtin vend, ju mundësonte
zhvillim të kërkimit mjekësor dhe njëkohësisht mundësi për ku-
MJEKSIA
40
jdes shëndetësor.
Qytetërimi në Greqinë e Lashtë (700 p.e.s. – 600 p.k.) kishte krahas filozofëve dhe shkencëtarëve, edhe mjekë, duke bërë që
mjekësia e kësaj periudha, të na japë, ndoshta, bazat e mjeksisë
moderne shkencore. Alcmaen (rreth viteve 500 p.e.s.) besohet
të jetë i pari që hodhi idenë rreth mundësive të shkaqeve të
brendshme të sëmundjeve të cilat mund të vijnë nga: problemet mjedisore, ushqyerja dhe mënyra e jetesës. Në mjekësinë
greke, kishte mjekë që mendonin se sëmundjet mund të mos
kenë shkaqe natyrale, kështu që ato nuk mund t’u përgjigjen
kurave natyrale por mund të reagojnë me lutje, njësoj siç mendonin egjiptianët e lashtë. Grekët e lashtë besonin se mjekësia sillej rreth teorisë së gjendjes së mirë. Figura më e njohur
mjekësore e Greqisë së Lashtë ishte Hipokrati, i cili njihet sot si
“Babai i Mjekësisë”.
Civilizimi i Romës së Lashtë zgjati rreth 1.200 vjet (filloi rreth viteve
800 p.e.s.) dhe mjekësia romane ishte më shumë e interesuar në
parandalimin se në kurimin e sëmundjeve. Kështu ata ngritën
mjaft ndërtesa (si banjot publike, kanalizime apo systemi i ujrave
të zeza) që ndihmuan shumë shëndetin publik në ndryshim
nga Greqia që
kishte ngritur
biblioteka dhe
universitete.
Shkencëtarët
dhe mjekët
roman vazhduan kërkimet
në teoritë greke të sëmundjeve dhe në çrregullimet fizike dhe
mendore. Kujdesi ndaj shëndetit të ushtarëve, bënë që udhëheqësit e Romës të kuptonin rëndësinë e shëndetit publik.
Doktori i parë në Romë, erdhi nga Greqia dhe ai ishte një i burgosur lufte.
700 p.e
Mjekësia islamike, e zhvilluar në kohën e mesjetës, u ndërtua
mbi bazën e traditave të mjekëve dhe dijetarëve grek dhe roman, e më tej eci vetë. Në periudhën e hershme islamike fillimisht njerëzit besonin se Zoti do t’u siguronte trajtim për çdo
sëmundje dhe më tej zhvilluan praktikën e një sistemi mjekësor
drejt shkencës. Mjekët islamik prodhuan disa nga mendimtarët
mjekë më të mëdhenj në histori dhe bënë përparime në kirurgji, ndërtimin e spitaleve dhe mirëpritën gratë në profesionin
e mjekut.
Përgjatë periudhës së Mesjetës mjekësia mesjetare në Evropë
pësoi një stanjacion. Vendet e Evropës u pushtuan nga barbarët
të cilët ngritën çifligje të vogla ku nuk kishte sisteme të shëndetit
publik apo universitete. 0