Pa Fokus Shkurt | Page 32

Shereen el Feki K Një përrallë e shkurtër seksi dhe sensualiteti 32 ur isha në Marok në Casablanca, jo shumë kohë më parë, njoha një nënë të re të pamartuar të quajtur Faiza, e cila më tregoi foto të djalit të saj dhe sesi e kishte ngjizur atë. Ishte një rrëfim i mrekullueshëm por Faiza më tregoi gjënë më interesante në fund të tregimit. “Unë jam e virgjër”, më tha ajo. “Unë kam dy çertifikata mjekësore për ta vërtetuar këtë gjë.” Kjo është Lindja e Mesme moderne ku dy mijëvjeçarë pas lindjes së Krishtit, virgjëreshat që lindin fëmijë janë akoma një fakt jete. Historia e kësaj vajze është një nga qindrat histori që kam dëgjuar këto vitet e fundit gjatë udhëtimeve të mia në rajonin e Arabisë duke folur me njerëz rreth seksit. Unë jam gjysmë egjiptianë dhe jam muslimane, por jam rritur në Kanada, shumë larg rrënjëve të mia arabe. Kam qenë gjithmonë e tërhequr për të kuptuar më mirë rrënjët e mia arabe. Si një aktiviste kundër SIDA-s, si shkrimtare dhe kërkuese jam munduar të mësoj diçka më shumë rreth kulturës mbi seksin në Arabi. Seksi shtrihet në zemrën e një epidemie alarmante në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, pasi në këto rajone sëmundja e SIDA-s është në rritje. Seksualiteti është një lente shumë e fuqishme me të cilën mund të studiosh një shoqëri sepse ajo çfarë ndodh në jetët tona intime reflektohet nga forca në një stad më të madh: në politikë dhe ekonomi, në fe dhe tradita, në gjini dhe breza. Ajo çfarë konstatova nga ky udhëtim ishte se nëse vërtet do ta njohësh një popull, shiko brenda dhomave të tyre të gjumit. Bota arabe është e gjerë dhe e ndryshme por në të mund të vësh re tre vija të kuqe -- këto janë tema që arabët nuk mendojnë t’i sfidojnë me fjalë apo veprime. E para nga këto është politika. Por pranvera arabe ndryshoi shumë aspekte të politikës. Tani, ndërsa ata që janë në pushtet, të rinj e të vjetër vazhdojnë avazin e përhershëm, njerëzit po përpiqen për një jetë më të mirë. Vija e dytë e kuqe është feja. Sot feja dhe politika janë të lidhura me njëra-tjetrën, siç ndodh në rastin e lidhjes së qeverisë me grupe fetare si Vëllazëria Muslimane, dhe tani disa njerëz kanë filluar të pyesin për rolin e islamizmit në jetën publike apo private në Arabi. Vija e tretë, cila mendoni se është? Audienca: Seksi. SEF: Absolutisht e vërtetë, është seksi. I vetmi kontekst ku arabët mund ta pranojnë seksin është martesa, e aprovuar nga familja, lejuar nga feja dhe e regjistruar nga shteti. Martesa është bileta për në botën e të rriturve. Seksi është ngujuar tek feja islame. Tani do të kthehem sërish tek historia e Faiza-s. Vajza e re mbeti shtatzënë pa e kuptuar nëpërmjet seksit jo-vaginal, por kur gjendja e saj nuk mund të fshihej më nga familja, mamaja e saj e dërgoi të lindte në një spital në Casablanca. Faiza në vend që të merrte asistencë mjekësore, në fakt desh u përdhunua nga 33