Si
Altea SULAJ
Shitësit e mimozave janë rikthyer përsëri, Janari po ikën
dhe dita më e rëndësishme e Shkurtit është shumë afër.
Ajo ditë e shënuar ku personat që janë në një lidhje
duhet të jenë 10 herë më romantikë se ditët normale
dhe ajo ditë e mallkuar për personat single që të ndihen 10 herë më të vetmuar se zakonisht. Është pikërisht
ajo ditë në të cilën zgjohesh me humor të keq dhe nuk
është e nevojshme të pyesësh përse. Ah, çfarë kënaqësie
është të shohësh sesi personat ndihen mirë në krahët e
njëri-tjetrit kur ti je duke pirë çajin tënd të mëngjesit e
vetme, duke fantazuar për atë aktorin sexy që pe dje në
film.
Por, unë nuk do të qahem për gjendjen time të vetmuar,
megjithëse deri më tani atë kam bërë por përkundrazi,
“mund të
jetë që dy
copëza
bëjnë një
zemër, por
ama një
zemër e
kemi vetë
të gjithë”
30
sin
g
le
të
alo
k
një Shën Valentin
sh
mood
do t’ju mësoj se si të kaloni një Shën Valentin të lumtur
edhe pse jeni single.
Ditën e 14 Shkurtit zgjimi në mëngjes është pika kyçe e
humorit tuaj të mirë. Duhet të mundoheni të zgjoheni me
energji pozitive, por nëqoftëse kjo nuk ndodh, atëherë
vendosni këngën më të gëzueshme të mundshme teksa
lani dhëmbët dhe mundohuni të buzëqeshni, edhe pse
nga brenda doni të qani.
Pasi humori juaj të jetë ngritur, lajmëroni dyqanin e luleve t’ju sjellë një tufë me lule dhe kartolinën me dedikimin më romantik që kanë dhe kërkojuni t’jua dërgojnë
në punën ose shkollën tuaj sepse s’ka asgjë më të rëndësishme se sa të jesh romantike me veten. Më pas vazhdo
me ditën tënde normale.
Nëse
sheh
dedikime
dashurie rrugëve, injoroji dhe mos e trego jashtë
vetminë që ndjen përbrenda. Kur të shohësh femra
të pispillosura më shumë
se zakonisht, mos u tremb.
Nuk është dita ndërkombëtare e tualetit, thjesht vajzat duan të bien në sy ose
që të tregojnë se kanë të
dashur, ose janë thjesht të
dëshpëruara për vëmendje. Kur të shohësh vajza që
kanë veshur taka 15 centimetërshe dhe duket sikur
janë duke ecur në një rrugë
me kalldrëm kur në fakt
janë në një trotuar normal,
mos u tremb përsëri, ato
thjesht mendojnë se janë të
bukura ashtu.
Kur porosia e luleve të të
vijë, sillu si e çuditur dhe në
këtë