Pa Fokus Shkurt | Page 22

Film “Arizona Dream” “sa herë që dua të kujtoj ëndrrat e mia, gjithnjë i kthej ato në histori. Por ëndrrat janë si jeta. Ti nuk mund të zësh atë me duar sepse nuk mund të zësh asgjë të cilën ti nuk e sheh vërtetë. Nëse beson në ëndrrat e tua, mund të jesh i sigurtë që asnjë forcë, as një tornado, asnjë vulkan apo një taifun, nuk do mundte të perzënte nga dashuria që ke; sepse dashuria ekziston më vete.” Emir Kusturica ARIZONA DREAM (1993) Drejtuar nga Emir Kusturica Skenari: Emir Kusturica & David Atkins Muzika: Goran Bregovic Produksioni: Claudie Ossard & Richard Brick Kohëzgjatja: 142 minuta Kit Parker Films Aktorë: Johnny Depp - (Axel) Faye Dunaway - (Elaine) Jerry Lewis - (Leo) Vincent Gallo - (Paul) 22 Lili Taylor - (Grace) Filmi “Arizona Dream” i vitit 1992 erdhi në tregun e filmave për publikun e gjerë me një vërshim vlerësimesh nga kritika dhe rivlerësimi për një herë të mëparme të nisur keq. Filmi realisht nuk mund të kuptohet jashtë kontesktit të dy kulturave, asaj ballkanike (pijes, qefit, dhe gjendjes gati në grotesk evropian) dhe kulturës amerikane (fitimi, femrat e bukura, kapitali, jeta, dhe puna). Këto dy kultura mbartin në vete një simbiozë shumë interesante, e cila mund të përkufizohet me një imazh vizual që Kusturica e bën protagonistin kryesor në film, një peshk që noton në ajër. Të gjithë flasin për këtë peshk. Por nuk duhet të lëmë të gënjehemi nga emri i panjohur i Kusturicës për publikun e gjerë; në film luajnë rolet kryesore Johnny Depp dhe Faye Dunaway, përpara se të dy të luanin në një tjetër projekt filmik shumë të madh që ishtë ai i “Don Juan DeMarco”, dhe që do t’i hapte rrugë bashkëpunimit të mëtejshëm të këtyre dy aktorëve. Bashkë me to luajnë gjthashtu Jerry Lewis, Lili Taylor, Michael J. Pollard dhe patjetër Paulina Porizkova. Pa përmendur këtu peshkun e famshëm që fluturon nëpër të gjithë skenat, mekanizmat fluturuese të ndërtuara nga personazhet gjatë filmit, qeni i vogël i inatosur, që gjithashtu luajnë role kyçe në rrugëtimin ëndërrues të personazheve. “Arizona Dream” drejtohet nga regjizori boshnjak Emir Kusturica (autor i fituesit të Palmës së Artë me një tjetër film “When Father Was Away for Bussines”), i cili me sa duket e nisi këtë film si delirim festiv 2 orësh dhe 22 minutësh, ndër të tjera, rreth sipërmarrjes amerikane. Kadillakë dhe flamingo ngjyrë rozë përfshihen ndër motivet e tjera vizuale. Z. 1