Njeriu e krijon gjendjen e tij me mendimet që mban në kokë. Ka kohë
që, për arsye të ndryshme, i kam shkaktuar vetes një gjendje jo të mirë.
I filloj mëngjeset me mendime negative, dhe e mbyll ditën po njësoj.
Pastaj është edhe ky shiu i Tiranës, ashtu i zhurmshëm, i rrëmujshëm, i
rrëmbyeshëm.
I tillë ishte edhe dje. E sikur të mos mjaftonte kjo, nga mendja s’më hiqej
ajo ëndrra që kisha parë. Ndërkohë që ende po përpiqesha të normalizoja
frymëmarrjen dhe të largoja atë ndjesi të tmershme, në të njëjtën kohë
po e analizoja me ftohtësi, sikur të isha dy njerëz në të njëjtën kohë.
Qëndroja para një farë komisioni që me sa duket më kishte mohuar të
drejtën për diçka të rëndësishme. Sytë më lëshonin zjarr, në fyt më ishte
mbështjellë një lëmsh që nuk po e kapërdija dot, ndërkohë që ai burri (mbase kryetari, nisur nga pamja
tipike e atyre “të rëndësishmëve“ nëpër
filma, të gjerë më shumë se të gjatë,
me atë vështrimin tipik arrogant
e përbuzës), filloi të flasë sikur
të më kishte lexuar shikimin.
Fjali ironizuese, nga ato që të
duket sikur po tallen me inteligjencën tënde dhe diku
përmendi që e justifikonte
mohimin e kësaj mundësie
sepse isha thjesht një
femër. E në fraksion
sekonde skena e kësaj
drame të vogël bëhej pak
më e gjerë, një nga gratë e
komisionit (kishte më shumë
gra në komision. E habitshme?!
Jo dhe aq!) i drejtohej mamasë
sime (një tjetër figurë femërore në
ëndërr) dhe e pyeste se çfarë pune bën
im atë (sikur ky fakt do ndryshonte verdiktin
që sapo kishin dhënë). Po ndjeja në të njëjtën
kohë poshtërim, përzjerje në stomak, neveri, e në mes të
këtij miksi ndjenjash iu vërsula kryetarit, mes lotësh (ato lloj lotësh që
më dalin kur nuk më mbajnë më nervat) dhe duke mbledhur forcat po e
shtyja duke e përplasur pas murit, në fillim me vështirësi e pastaj sikur
po përplasja një copë kartoni, ndërkohë që s’po merrja dot frymë. Isha në
atë fazën gjysmë në gjumë e gjysmë zgjuar, nga njëra anë me shpresën
që të dilja nga kjo gjendje tmerri e nga ana tjetër me vendosmërinë që ta
shihja në tokë atë tipin… Dhe pastaj u zgjova. Por, shija e hidhur dhe e
shpifur që më kishte lënë ajo ëndërr, më shoqëroi gjithë ditën.
Xheni
Dt: 23/01/2014
Zyfi
FEMINIZMI
ËSHTË NË THELB NJË
KONCEPT RADIKAL
QË THOTË SE
FEMRAT JANË PO
ASHTU NJERËZ
E shihja pas shumë kohësh, mbase që në fëmijëri, atëherë kur u
martua dhe uli kokën plot dhimbje e turp, ndërkohë që si gardianë
20
Fëmijërinë e kam kaluar në një
qytet periferik në juglindje të
Shqipërisë që kulturën, artin dhe
vajzat i ka pikë të dobët, e
megjithatë mentaliteti
mbetet… Pavarësisht kësaj,
mua fatmirësisht më edukuan që
të vlerësoja veten, të
mendoja për shkollimin, idealet
dhe dinjitetin me idenë që do
bëhem një nga ata persona që
kanë forcën të sjellin ndryshimin
para se të mendoja për mentalitetin dhe se çfarë do të thonin
njerëzit për veprimet e zgjedhjet
e mia.
Në adoleshencën time u zhvendosëm në periferi të Tiranës, atje
ku bashkoheshin familje nga të
gjitha qytetet e Shqipërisë në
shekullin XXI. Bota ime, megjithëse isha rritur një fëmijë realist, u trondit nga përceptimi që
ka shoqëria shqiptare për femrat.
Këtë mëngjes po më kujtoheshin
të gjitha këto, teksa ecja rrugëve
gjithë pisllik të Tiranës për në
fakultet. Pashë fqinjen time
moshatare, e lodhur dhe me
dorën poshtë barkut, si për të lehtësuar peshën me dhemshurinë
e një nëne, më përshëndeti nga
larg me sy të trishtuar si pë