Mirëpo, ashtu siç shprehen edhe specialistët më të
përparuar për çështjet politike në vend, ndryshe të
ashtuquajturit ‘opinion-bërës’, ne nuk po e kuptojmë
vlerën e dashamirësisë së ndërkombëtarëve të mëdhenj. - sepse ndryshe nga periudha e sundimit nga
Perandoria Osmane kur gjërat ishin gjysëm-gati dhe
njerëz si Skënderbeu e “gjenin lirinë mes nesh”, sot
çështjet janë më të komplikuara. Shpesh, fuqive ndërkombëtare, ose figurave tona të qshuara që vijnë nën
petkun e misioneve peqeruajtëse ndërkombëtare,
u duhet të gjejnë forma të ndryshme për të na sjellë
lirinë që s’e kemi më: të na e dhurojnë, të na e japin
borxh, me kredi, me qera, me rryshfete, me negociata,
me marrëveshje, luftë, etj., etj., nejse. Ndërkohë që ata
mundohen për të gjetur ofertat më të leverdisshme
dhe të përshtatshme për lirinë tonë, ne as nuk e dimë
më se ç’është liria. Madje as liçensën për
t’u marrë me këtë biznes s’e kemi, jo më të
pretendojmë për t’u çertifikuar me standarde të larta. Fuqitë e Mëdha e dinë mirë
këtë, prandaj kërkojnë me këmbëngulje të na
integrojnë në instancat e tyre ndërkombëtare,
veçanërisht euro-atlantike, herë duke mbyllur
një sy e here duke bërë të shurdhër një vesh.
Duke qenë se Abdyl dhe Sami Frashëri, Millosh
Gjergj Nikolla, Qemal Stafa, Ukshin Hoti e shumë
të tjerë si ata, kanë qenë tipa që nuk dinin ta
shfrytëzonin postin e tyre, ose ishin me profesione
të rëndomta, varfanjakë deri në skamje, tepër trima sa për të vdekur në kulmin e rinisë, ose tepër
filozofik sa për t’u urryer njëherazi nga të gjitha
palët ndërkombëtare, nuk ia vlen të përmenden më
për këto çështje.
Në këtë pikë, vlen të përmendet mendimi i intelektualit tonë vërtetë të shquar, Faik Konica, posaçërisht lidhur me këtë çështje. Ja një pasazh i shkurtër:
“...Ç’është liria? - Më mbetet pakë kohë akoma. Dua
të marr shpatën, t’u çanj kokën gomarëve, edhe, në
vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria? Të mos të
kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomarëve ç’është liria? Dy
muaj janë që u nis kio punë dhe që tani jam lodhur
nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu
se të nis punë për shqiptarët. Janë nj’a 50 shqipëtarë
që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira. Se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka
në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të
shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam
18
për të bërë? Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të
vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për
shqipëtarët. Gomarëve pra le të përpiqem akoma
njëherë t’u mbush kokën me këtë: Ç’është liria? Liria
është të mundet njeriu: 1) të besojë ç’i do zëmbëra; 2)
të thotë ç’i do zëmbëra; 3) të shkrojë ç’i do zëmbëra;
4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë
tjatëri njeriu.
Shqipëtarët më të shumtë janë shpirtrobër. Unë thom:
“Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë
fe, janë të lirë të shkrojnë që feja ësht’ e mirë, janë të
lirë të bëjnë ç’urdhëron feja”. Dhe kur më dërgojnë artikëlla për të lëvduar ferat, i shtyp (i botoj) se s’kam
të drejtë t’u pres lirinë e fjalës. Po kur unë
shkronj që më vjen për të