Letër e hapur drejtuar bashkëkombasve të mi!
Kedis Burrja
22/01/2014
H
ipotezat e shumë analistëve, të cilët mendojnë
se Shqipërisë dhe Shqiptarëve u duhen misione
ndërkombëtare për të vendosur drejtësi dhe ndërtuar shtet, na lejojnë që të deduktojmë prej tyre tezën
që “Shqiptarët janë me të vërtetë të pa-aftë”. Në fakt,
duket shumë e qartë teza se ‘Shqiptarët janë të pa-aftë për të ndërtuar shtet dhe drejtësi’ sa e shikojmë
nën dritën e opinionit publik - ligjëratës së Tjetrit të
gjithëpushtetshëm - të ndërmejtësuar (mediuar) nga
institucionet e informimit masiv të cilat mundësohen
nga grupet përkatëse të interesit. Tek këto të fundit,
sigurisht përjashtohet në parim kontributi i qytetarit
si i tillë, duke qenë se atij i është rezervuar pozicioni i
privilegjuar i konsumatorit universal të informacionit.
Shqiptarët janë ‘të paaftë’ nëse informohemi dhe
mendojmë për Thaçin si përfaqësues të tyre, ndërkohë që kontributi më i madh i tij ka qenë e vazhdon
të jetë bërja e negociatave e marrëveshjes me Kryeministrin Serb për territorin shqiptar të Kosovës, këtu
si plaçkë lufte në tryezën e bisedimeve te Bashkimit Europian. Pikërisht në këtë sens, ‘heroi ynë i luftës’
ka kontribuar për luftë më shumë pas Luftës sesa
gjatë saj . Po ta mendojmë pak
më gjatë kontributin e tij të pasluftës thjesht nga pikëpamja funksionale, ai rezulton të jetë burimi
kryesor, për të mos thënë i vetëm,
që bën të mundur përfaqësimin
e interesave të Kryeministrit Serb
për mosnjohjen e republikës së
Kosovës, në Republikën e Kosovës.
Siç mund ta vini re edhe në këtë
paragraf si në shumicën e artikujve
në media ku shkruhet për Kosovën
e pasluftës, emri “Thaçi” shfaqet
pashmangshmërisht i bashkëngjitur me emra të tjerë si: Daçiç, Ashton, Serbi, BE, ShBA, Rusi, etj. e me
raste të rralla edhe Shqiptar.
Shqiptarët janë ‘të paaftë’ kur
16
kaluar përtej fqinjëve tanë duke përfshirë ndërkombëtarë të ndryshëm deri të miku, aleati dhe partneri ynë më
i përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amërikës. Sigurisht, ky tip afekti sikur ‘kek ndërkombëtar’ që përcjellim ne
do të ishte i pamundur pa ndërhyrjen e vazhdueshme të Fuqive të Mëdha për të pezulluar luftimet që vinin për
shkak të xhelozisë mes fqinjëve tanë, për t’i ulur ata në tryeza paqësore bisedimesh, kështu për të negociuar
e menaxhuar me marrëveshje inatin e tyre . Ndërkohë që fqinjëve tanë, në mënyrë demokratike, i rezervohen
secilit nga një ulëse në tryezën e bisedimeve, neve në shumicën e rasteve na kanë privilegjuar, jo duke na rezervuar ulëse, por duke na vënë në qendër të vëmendjes: mbi tryezë, fare.
Falë misioneve të tyre paqësore, ne si shqiptarë gëzojmë privilegjin e të paturit shumë republika; as serbia në
vizionin e Milosheviçit nuk ka në dispozicion kaq shumë republika sa kemi ne.
mendojmë për qeverinë e FYROM-it si përfaqësuese e tyre
duke bërë masakra sistematike
veçanërisht mbi to, nën kategorinë e ‘minoritetit’ maxhor të
popullatës vendase. Këtë e ka
realizuar përmes mekanizmave
përfaqësuese demokratike të
të drejtave të tyre në të gjitha
nivelet e qeverisjes. Shqiptarët
janë ‘të paaftë’ kur mendon për
Greqinë si përfaqësuese e lirisë
dhe të drejtave të tyre në territorin Çam, apo për Malin e Zi si
përfaqësues i interesave të tyre
tregtare si “malazezë”, apo për
Serbinë si përfaqësuese e tyre në
Luginën e Preshevës deri në Nish.
Në të gjitha këto raste nuk është
demokracia përfaqësuese problemi i shqiptarëve,
por janë ata që nuk përputhen në asnjë mënyrë
me format përfaqësuese të demokracive të ofruara
nga propozimet e fqinjëve tanë dashamirës.
Madje mund të themi që ne kemi tepër republika (mos)përfaqësuese në funksion të përndritjes tonë Kombëtare nën uratën e Fuqive të Mëdha. Nëse Europa do të ishte bredh, historia vazo, BE-ja rregullator i caktuar
nga Fuqitë e Mëdha, atëhere Shtetet e Ballkanit do të ishin stolitë për bredhin, ndërsa republikat tona, llampushkat shumëngjyrëshe që reflektojnë madhështinë e atij të parit. Mbetet e vërtetë që disa llampushka janë
djegur ose po shuhen ngadalë, por ashtu si na udhëzon njëri nga përfaqësuesit tonë, më i zëshmi në fushën e
artit iluzionist, ato “janë të padukshme” dhe nuk është e rëndësishme të flasim për to.
Më së shumti, që Shqiptarët janë ‘të paaftë’ e vëmë
re kur mendojmë për inçestin pluralist (të pasRepublikës Enveriste) Rama-Meta-Berisha si përfaqësues të
politikave të shqiptarëve brenda dhe jashtë copës
së fundit të Republikave të Shqiptarëve, copë kjo e
akorduar nga Fuqitë e Mëdha si e vetmja që mund të
quhet Shqipëria e Shqiptarëve.
Së dyti, edhe nëse jemi në
gjendje të mirëmbajmë pasuritë tona nuk mund t’i mbajmë vetëm për vete, por duhet të shikojmë edhe interesin tonë të përbashkët me
fqinjët tanë, sepse shpesh më shumë se i duhemi vetes ne i shërbejmë atyre për të stabilizuar gjendjet e tyre
politike dhe ekonomike të brendshme. Siç na e përsërisim gjithandej, duhet të sakrifikohemi edhe më shumë.
Gjithsecili shtet ka nevojat e veta prandaj ne, jo vetëm duhet ta kuptojmë këtë, por duhet të vihemi në shërbim
të këtyre nevojave të botës dhe të bëhemi të gjindshëm: dikund ka nevojë për t’u shfrytëzuar si konsumator
pasiv për të mirat që mbeten pa u shitur ose që prodhohen enkas për ne në mënyrë që të sigurohet rritja
vjetore e GDP-së, dikund tjetër ka nevoj