Pa Fokus Shkurt | Page 10

EPIDAMNUS Për të marrë kopje falas të librit na shkruani në: [email protected] ANIMATION Brolin është një i ri jo si të gjithë. Brolin Dakoli është njeri (mbi të gjitha) me një imagjinatë shumë të zhvilluar që dhe e do atë që bën. Fatmirësisht ai po mëson nga kjo dëshirë, duke respektuar të drejtën e tij për të qenë një spektator dhe vëzhgues i mirë. Por Brolin Dakoli nuk ka vetëm imagjinatën. Nëse do të mbeteshim me kaq, do mund të kishim thënë dhe që gjithkush tjetër bën animime si Brolin Dakoli. Ai ka filluar të merret me një projekt shumë interesant dhe inovator, terren për të cilin nuk është folur pothuajse asnjëherë. Ai krijon animime në laptopin e tij. Mos u habisni kurtë shikoni veten tuaj në formën e një kukulle që lëviz, qesh dhe flet nga ekrani i një televizori apo në një video. Por pse duhet të flasim për Brolin? Duhet ta bëjmë këtë, sepse unë besoj tek Brolin Dakoli, po aq sa ai beson tek vetja. Nuk besoj më shumë sa duhet. Por besoj shumë tek Brolin Dakoli, sepse Brolin Dakoli më kujton veten, më kujton të gjithë përpjekjet e panumërta për ta bërë veten dikushi, që më pas do të donte të ndihmonte dikë tjetër – në këtë rast unë kam nisur të besoj tek Brolin Dakoli, flas për Brolin Dakoli, sado që Brolin është më i ri se unë, unë e quaj shok, dua të mësojë, dua që ai të fitojë çmime, të ngrihet në rrafshin e madhështisë së ëndrrës së tij për të ndryshuar botën. Brolin Dakoli do ta ndryshojë me ne, në do të jemi gjithmonë atëherë kur ai të ketë nevojë për ne, sepse ne besojmë tek ëndrra e tij. Dhe besimi nuk kërkon një shpagesë, kërkon vetëm besim mbrapsht. Pa Fokus 10 11