Pa Fokus Shkurt | Page 30

Rea Lemnusha Page Name -Ajo po shkruan, jam e sigurt që ka talent, sikur të mundja edhe unë. -Më mirë që nuk bën këtë që bëj unë… -Ah të isha edhe unë atje. Për të paraqitur këtë shkrim, e për t’ju treguar thelbin e ‘Shih, sa bukur!’ vendosa të bëja një ministudim me pyetjen: ‘Nëse do të jepej mundësia të shkëmbëjë jetën me dikë, do e bëje?’ Fillimisht, i kërkova ‘të ftuarve’ të ishin të sinqertë, mjaft hipokrizi kam parë këto kohë nuk më duhej edhe në shkrim një i tillë. E lash tek pyetja, apo përgjigja… Nga 50 të pyetur 43 dhanë përgjigjen ‘po’ do e shkëmbenin, dhe në shumicën e rasteve arsyeja ishte puna apo shkolla që bënin. -Zgjedhja është vetëm një fjalë kur e shkruaj, duket e thjeshtë, gjashtë shkronja…por ta vësh në jetë mesa duket tërhiqka pas vetes një zinxhir torturash që fshihen mbas ‘do e ndërroja jetën time me të tijën’. Në moment më kujtohen 2451 filmat pa sens të Hollywood ku ky shkëmbim bëhet i mundur, por personazhi kupton se ç’është e vërteta nuk e paska dashur kurrë jetën e tjetrit. (çfarë?) Sot jam këtu në ‘fletët’ digitalte të PaFokus për t’ju hapur një dritare ndoshta të re, e për ju që e dinit ndoshta jau pohoj sërish: -Po mund ta shkëmbeni jetën tuaj, me tuajën. Shpresoj mos ju ndërpres mendin se ‘kjo qënka çmendur’, po e thjeshtëzoj. Fuqinë e ka mirënjohja, vlerësimi, mendimi dhe në fund: zgjedhja. Jam e sigurt se makina e tij është model më i ri, dhe shiko sa mirë duket ajo me atë ngjyrë flokësh por ju keni një shtëpi, shqisa, ndjenja… merreni si ushtrim, ju sfidoj të numëroni dhjetë gjëra për të cilat ‘harroni’ të thoni faleminderit, më pas në ditët në vazhdim vlerësojini ato. Mendoni, nëse jeta e të gjithëve do të ishte ashtu si duket nga jashtë, 43 njerëz nuk do kërkonin ta ndërronin. Në një shkallë prej biliona banorësh, ky numër do prekte gjithkënd për të cilin keni thënë ‘Ah, sikur…’ (mendimi) Dhe tani po shkoj drejt fundit, për mos ju lënë pa listuar dhjetë gjërat… Sigurisht që ka dhe pjesëza jo të mira, çdo ulje – ngritje mendoj se ju bën të plotë (në fakt Jung e pohon e këtë) Por kush e ka në dorë t’i ndryshojë ato pjesëza ? Unë? Ai? Jungu? 50 njerëz? .. Apo TI? Ahh, shih sa bukur! 30 Shih, sa bukur!