Mo Yan – Fitues i çmimit Nobel në Letërsi, 2012
Perspektiva ime në letërsi është: Së pari, mos e mbivlerëso.
Mos prisni që një novelë, poemë apo pjesë e shkruar të ndryshojë realitetet e shoqërisë sonë. Ky është një pretendim i
madh. Sigurisht, ka ndodhur që një pjesë e letërsisë mund të
ketë çuar në luftë. Por incidente të tilla janë shumë të rralla.
Më së shumti, ndikimi i letërsisë është shumë i butë.
Kjo sepse letërsia është një formë e artit. Në sajë të vlerësimit
të estetikës, ndikimi është i ngadaltë dhe diskret, ashtu siç
shiu i pranverës njom tokën. Prandaj mendoj se vendosja e
letërsisë në një piedestal kaq të lartë, duke pritur që ajo të
ndryshojë realitetin, do të thotë t’i japësh shumë peshë ose
përgjegjësi.
Nobelistët për letërsinë
Kjo është një përmbledhje e shkurtër e citimeve
që kanë dhënë disa nga
fituesit e çmimit Nobel në Letërsi ndër vite.
Magjia e tyre shkon
përtej realitetit tonë
nëpërmjet mesazheve
që ata duan të përcjellin
tek të gjithë ne kur citojnë fjalën letërsi apo
shkrimtar.
Por letërsia as nuk duhet nënvlerësuar sepse nuk është diçka vetëm për të kaluar kohën; qëllimi i saj nuk është vetëm
për të treguar histori që na bëjnë për të qeshur. Mendoj
se vlera më e çmuar e letërsisë është studimi që ajo i bën
shpirtit njerëzor. Letërsia vlerëson atë çka është e vërtetë dhe
e këndshme. Ajo shfaq dhe kritikon atë që është e errët dhe
e shëmtuar. Qëllimi i saj themelor është të pasurojë dhe hapë
mendjet tona e ne të bëhemi njerëz më të këndshëm e më
shpirtmirë.
Nëpërmjet këtij transformimi të njeriut letërsia ndikon në
zhvillimin dhe përmirësimin e shoqërisë tonë. Por mendoj që
ky është një proçes gradual.
Më pëlqen të bëj një analogji të lidhjes që ka shoqëria me
letërsinë; është si lidhja që ka njeriu me flokët e tij: sigurisht që është mirë të kesh shu