Pa Fokus Qershor | Page 46

Është e rëndësishme që t’i publikosh ose të pakten t’ia tregosh dikujt shkrimet e tua për arsyen e vetme sepse është gjëja më e shëndetshme që mund të bësh. Duke kujtuar përsëri fjalët e Karl Sagan “Kur je ne dashuri, ti do që t’i tregosh botës.” E njëjta gjë vlen dhe për shkrimin. Kënaqësia e një shkrimtari nuk qëndron askund tjetër përveçse tek emocioni që merr kur fjalët e tij lexohen. Mëso t’i pranosh kritikat. Kritikat zakonisht atribuohen si diçka e keqe, por në fakt ato janë krejtësisht e kundërta e dëmit. Është nëpërmjet tyre që ne zbulojmë mjaft gjëra për veten dhe menyrën se si shprehemi. Një sy i jashtëm është esencial për të mos humbur në vetëkënaqësinë e mendimeve që kemi. Provo sa më shumë eksperienca. Dashuro. Thyej zemra. Vuaj. Lumturohu. Gatuaj ushqimin që zbathura. Studio lëndën që urren më shumë. Krijo një teori konspirative mbi kontrollin e botës. Mëso gjëra të reja mbi universin. Lexo libra fetarë. Eksperimento me faktet shkencore. Dëgjo dhe humb në qetësinë e spiritualizmit budist. Tento të kopjosh të qeshurën e Alan Watts. Kalo një dite pa folur e një tjetër vetëm duke qeshur. Lumturohu pa pasur nevojë për arsye dhe gjithmonë, gjithmonë shijoje shoqërinë e vetes tënde. Në fund ulu dhe shkruaj. Ështe magjia më e bukur qe ne mund të bëjmë. Agron Barjaktari FËSH FËSH urren më shumë. Vrapo në pesë të mëngjesit më këmbët e