Pa Fokus Qershor | Page 44

Shkruaj shumë. - DISA KËSH ILL A PËR TË NJOHUR SH KRIMTARIN BRENDA TE JE Pavarësisht se mund të të duket budallallek, ulu dhe shkruaj. Sekreti i parë i të shkruarit është të ulesh dhe të fillosh të shkruash. Si çdo gjë tjetër në jetë, sa me shumë ta bësh një gjë, aq më i aftë do të bëhesh në të. Nuk ke si të shpetosh nga kjo gjë. Quaje një ligj universal të dëshirës për të qënë më i mirë në atë që do të bësh apo si të duash. personi tjetër, ndoshta të dikujt që ka mijëra vite që ka vdekur. Përmes mijëvjeçarëve shkrimtari është duke folur qartësisht dhe qetësisht brenda kokës tënde, direkt me ty. Të shkruarit është ndoshta shpikja më e madhe e qënieve njerëzore. Ajo lidh njerëz, banorë të epokave të largëta, të cilët nuk e njohën Thjesht shkruaj. Lexo shumë. Sa më shumë që të lexosh, aq më shumë do kuptosh që njerëzit janë më të ngjashëm me njëri-tjetrin se sa ke menduar dhe që pavarësisht se çfare mendimi të çuditshëm mund të kesh pasur ndonjëherë, nuk je i vetëm. njëri-tjetrin ndonjëherë. Librat thyejnë zinxhirët e kohës dhe janë një provë që njerëzit mund të bëjnë magji.” Ekziston dikush tjetër që është ndjerë pak a shumë në të njëjtën mënyrë dhe që e ka shkruar në letër që në fund të arrijë tek ti. Eksperimento në stilin e tyre deri sa të gjesh zërin tënd. Ne e gjejmë veten duke parë të tjerët dhe e njëjta gjë vlen dhe për shkrimin. Ne ndryshojmë nga momenti në Përse të shkruajmë? Ekzistojne qindra arsye se përse ne njerëzit shkruajmë. Arsye që variojnë që nga dokumentimi i zbulimeve shkencore e deri tek letrat e dashuriçkave të një adoleshenti. Për mua, drejtësinë më të merituar rëndësisë së shkrimit ia bën astronomi Karl Sagan, fjalët e të cilit jehojnë akoma dhe sot në botën shkencore dhe përtej. “Një libër krijohet nga një pemë. Ështe një montim i disa pjesëve fleksibël dhe të rrafshta mbi të cilat vulosen disa simbole me pigmente të zeza. Një hedhje shikimi në të dhe mund të dëgjosh zërin e një “ moment edhe nëse s’duam. Subkoshienca jonë na ndryshon pa dijeninë tonë dhe nëse një dite do takoheshim me veten tonë të pas 30 viteve, do gjenim shumë pak ngjashmeri me të në ndjenja dhe mendime e perseri ne do e dinim që jemi ne. Kështu është dhe të shkruarit ― një dokumentim i ndryshimit të jetës nga këndvështrime të ndryshme. Dhe këndvështrimet janë motorri i botës, gjë që e bën të shkruarin energjinë e atij motorri. Por cili është sekreti i të shkruarit? Sigurisht që është e kotë të kërkosh përgjigje të prera për tema kaq dredharake, por përsëri dua të shkruaj sadopak mbi gjërat që unë kam mësuar. Si fillim duhet të jetë e qartë që këto këshilla nuk janë receta gatimi që duhet të merren dhe të zbatohen pikë për pikë, por të kuptohen nga çdo person dhe të implementohen në mënyren e tyre origjinale, në uniken që ekziston tek pena e secilit. “ Mos ki frike të gabosh. Ekziston miti që ne duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrë perfekte që në fillim ose perndryshe nuk vlejnë, por do të habitëshe nëse do zbuloje se sa shkrimtarë të mëdhenj kanë qënë të zhgënjyer nga veprat e tyre më të medha dhe që drafti i parë mbetet gjithmonë i fshehur prej syve të botës. Ai vlen të të ؊ ؊ ؊ ؊ ؊ ؊ ؊ ؊ ؊ ؊ japë guxim që të dështosh më mirë dhe mbi atë dështim të krijosh veprën që ti aq shumë e dëshiron. Mbaj një ditar për idetë. Përsonalisht idetë më godasin në orët e vona të natës. Shpesh herë i kam neglizhuar me idenë që do i shkruaj të nesërmen, por e nesërmja ka qënë tërësisht zhgënjyese sepse ndjesia e momentit nuk është kurrë e njëjtë me atë që kujton ditën pasuese. Si pasojë, çdo ide, fjali apo dhe fjalë unë e shkruaj në një ditar elektronik dhe kur e shoh ditën tjetër, falenderoj veten për atë veprim, sepse e di që s’do mund ta mendoja dhe ndjeja më si në momentin që e kam shkruar. Mendo për idetë e shumta që do rrjedhin nga ato shënime, për të cilat të duhet vetëm një moment i shkurtër neglizhimi dhe ata ta humbasin veçantinë e tyre përgjithmonë. Mos shkruaj vetëm për veten.