Sot
Qëndrojmë pezull pa thënë asnjë fjalë,
duke ditur sekretet e botës heshtim,
Nën hijet e viteve që ikin, prehim
Kujtimet që për ne ishin aq të cmuara..
Kurrë nuk e dallojmë kohën teksa ecën,
Mendojmë që jemi të përjetshëm...
Të mbytur nga rutina gri e qytetit të
zymtë,
SHKALLA
DREJT DIJES
Bëhemi kalimtarë të përditës,
Të përgjysmuar,
Të vetmuar,
Shkojmë në anën tjetër të rrugës,
Pa vënë re buzëqeshjen që lundron,
Ruajmë ftohtësinë tonë si barrierë e
epokës së re,
Nuk ndjejmë asgjë ... Nuk na vret asgjë
Sepse tashmë jemi të vdekur ....
Netë
Trembet nata nga dhimbjet e mia
Bruno Ferra
andaj nuk bëzanë
Më lëkundën shpirtin dhimbjet
Mbrëmë, sonte, dhe pa dyshim, nesër që
me natë
Andaj, nuk lëshoj za.
Natë, ti...mike, po aq sa armike imja
Pse nuk shpirtëzohesh duke grabitur
shpirtin tim???
Të ndjesh vrazhgët e ashpërsisë tënde
që ke harruar aty,
të ndjesh atë që ti më bën dhuratë.
Ndoshta atëherë do më lësh të qetë.
Ja, merre.
T’imin shpirt,
un ta fal.
Ta gëzosh.
Arlinda Zymeri
Vazhdojmë të mbetemi besnikë
rrugëtimit tonë për t’i ardhur në ndihmë
lexuesit tonë më të ri(gjimnazistë), në
rrugëtimin e tyre ende të pa filluar drejt
jetës universitare dhe eksperiencave
akademike që ata duhet të kenë parasysh para zgjedhjes së një dege për në
universitet.