E-mail: [email protected]
Shtatzënë me Librin
Facebook: iljasa salihu
Skype: iljasa.salihu
Shkruan: Iljasa SALIHU
Lexonte shumë! Të paktën ai kështu mendonte. Në kohën kur lexonte, shpesh mendja i
shkonte tek ata që tërë ditën e natën silleshin vërdallë strumbullarit të paqenë. Ende nuk dihej si
kishte pasur mundësi ta dinte se ata njëmend silleshin atje së koti ose vërtet harxhonin kohën dhe
fare nuk e shfrytëzonin atë, kur dihej mirëfilli se ky kishte qenë tejet i zënë me leximin e librave?
Afërmendsh, që ai të ketë dëshmi se ata silleshin së koti, duhej ose t’i ketë treguar dikush i besueshëm
ose vetë të ketë qenë atje i pranishëm. Në të vërtetë, nëse ai mbërrinte ta përvijonte dëshminë më të
besueshme, pra të dytën, ai do të duhej t’i kundronte tërë kohën ata me sytë e tij. Në rregull, po e
marrim se ai në të kthyer prej shitorës, që i kishte rastisur të shkonte atë ditë dy herë, të njëjtat fytyra
dhe në të njëjtën tavolinë që të linte përshtypjen e një strumbullari të kotë, kishte mbërritur t’i shihte.
Sidoqoftë, sërish ky nuk është argument i mjaftueshëm sa për t’i akuzuar për vërdallisje.
Ndonëse leximi i tepërt e kishte bërë të veten. Duke lexuar larmi librash, kishte krijuar në
kokë një duzinë rravgimesh. Mbase shpesh dilte prej kornizës së asaj që shkruhej nëpër libra. Kishte
filluar të kacafytej edhe me librat. Në të vërtetë, me autorët e atyre librave më shumë! Të shkretët
libra, nuk kishin mundësi të flisnin dy herë, madje edhe atëherë kur flisnin, flsinin në heshtje që
vetëm mendja e privuar prej trandjes kishte mundësi t’i kuptonte. Ky jo që ishte njeri i keq, as
dashamir i së keqes, por duket se një ditë teksa shikohej në pasqyrën e skërmitur mirë, nëna e tij e
kishte gjuajtur me papuçe të leshit, ose thënë më mirë, me papuçe të leshta dhe vetëm një lëvizje e tij
krejt nënvetëdijshme e kishte shpëtuar prej goditjes, duke e lënë për pasojë vetëm pasyrën e thyer.
Së bashku me zhurmën e mbytur, ngadalë ishte fashitur edhe hakërrimat e fjalëve të së ëmës. Ky
nuk kishte lëvizur, as nuk kishte bëzajtur fare. Si një plep i lartë, të cilit nuk i bëhej vonë edhe nëse
e glasonin sorrat më të pështira, me sy ngulmues po shikonte thërrmijët e pasqyrës, pranë së cilës
veten tashmë e shihte të rrethuar edhe me ca njerëz të tjerë, të cilët ngjanin shumë me atë, kështu të
ndarë në copa të mëdha e të vogla, njëkohësisht me gjithë gjymtyrët në vend.
Tani ishte bërë vetë i katërdhjeti, siç thotë populli. Për më keq, një ditë një mik i tij i kishte
thënë se nuk i besonte për leximin kilometrik, ngase thjeshtë duke lexuar asnjëherë nuk e kishte
parë. Miku i tij thirrej në shqisat e të parit, përmes të cilave ndërtonte ngrehinën e argumentit. Ai
mundohej t’i ofronte argumente se është duke lexuar këtë dhe atë libër, madje qëmtonte diçka prej
librave që kishte lexuar. Sërish kot, miku i tij nuk bindej, i kishte thënë se këto që i the, mund t’i kishe
marrë të përmbledhura në ndonjë faqe elektronike të internetit dhe tani hiqesh se goxha shumë
po lexon. Papandehur, këtij i kishte vajtur mendja diku tjetër, ose në thelbin e asaj që ai tashmë
po përgënjeshtrohej. Mendja më në fund i kishte vajtur në fillim. Mos ndoshta tani ky miku im
praktikisht dëshiron të ma bën me dije se trajtësimin e paragjykimit në gjykim rreth atyre që silleshin
vërdallë së kotës e kisha gabim? Sa kaq, ju kujtua një moral i një tregimi, të cilën e kishte mësuar
shumë mirë kur kishte qenë i vogël. Morali i atij tregimi kështu ishte: “Mos ia bën tjetrit atë që nuk
dëshiron tjetri ta bën ty.” Qartë, më në fund kishte ngritur pak fitilin e llambës me vajguri. Me këtë
sikur tha, ja më duhet pak dritë, duket se nuk shoh mirë sa për t’i gjykuar të tjerët për miopi!
Pas pak duke lexuar kishte hasur në një thënie të Carl Saganit, thënie kjo që e kishte kënaqur
prore. “Një shikim të shkurtër në një libri, ju keni dëgjuar zërin e një njeriu tjetër, ndoshta të dikujt që ka vdekur
para 1000 vjetësh. Të lexosh do të thotë të udhëtosh në kohë”. Kjo kishte qenë thënia! Ky kishte vendosur
të mos merrej më me zejen e tjetrit, fundja nëse do të merrej me paragjykime, vallë si të udhëtonte
nëpër kohë, duke qënë se udhëtimi kërkon lëvizshmërinë dhe marrja me të tjerët, madje edhe duke
i paragjykuar, do të thoshte ndalje ose lëvizje në vend, gjëkafshë këto që kundërshtoheshin njëra me
tjetrën. Sa bukur të lexosh libra të klasikëve, kishte menduar ai. Më në fund duket se e kishte gjetur
veten. Të lexosh libra të shkrimtarëve të vdekur është më mirë, ngase edhe kur ngazëllehesh me
shkathtësinë e të shkruarit të tyre nuk ke mundësi të vraposh si i çmendur për një nënshkrimi ose
edhe për një përqafim, pse jo, kjo vlen edhe për të kundërtën e kësaj, pra të nervozohesh me dobësinë
e tyre sa mund të marrësh ndonjë vendim krejt të çmendur. Tani fjala bie, po e lexoj romanin “Luftë
e paqe” të Tolstoit, kishte thënë ai. Dale njëherë të shoh se si paska vdekur ky kolos shkrimtar! Duke
hulumtuar sheh se Tolstoi kish