Pa Fokus Qershor | Page 26

gjatë. (Kapp shtyp nis), dhe – (Krap e fik sakaq, e kthen kasetën pak mbrapa, përkul veshin në prani të makinerisë, e ndez atë sakaq) – përsëgjati e vdekur, pas një vejarie të gjatë, dhe – Krapp fik makinerinë, ngre kokën, vështron në vakum para tij. Buzët e tij lëvizin teksa rrok fjalën “vejarie”. Asnjë tingull. Ngrihet, shkon prapaskenën e errët, kthehet përsëri duke mbajtur në duar një fjalor të stërmadh, e lëshon atë në tavolinë, ulet dhe kërkon për fjalën. KRAPP (duke lexuar në fjalor). Gjendje – apo kusht të qënit – ose mbeturit i/e – një vejushë – osë vejush. (Sheh pësipër. Me mëdyshje.) Të qënit – apo të mbeturit i/e? … (pauzë. Vështron përsëri në fjalor. Duke lexuar.) “Mbulesë e errët vejarie”… Gjendet gjithashtu tek një kafshë, një zog në veçanti… vidua(e ve) ose zog endës… Pendë të zezë gjendur tek mashkulli… (shikon përsipër. I kënaqur.) Zogu i ve! Pauzë. Mbyll fjalorin, ndez regjistruesin, rimerr pozicionin e dëgjuesit. KASETA --stol pendese përmes të cilës mund të shihja nga dritarja e saj. Atje ulesha, në erën therëse, duke shpresuar që ajo mos të ishte më. (pauzë.) Asnjë shpirt i vetëm, përveçse disa të rregulltëve, kujdestare fëmijësh, të miturëve, burrave të vjetër, qenëve. Mësova t’i njoh ata shumë mirë – oh, por vetëm për nga pamja, nga pamja e kam fjalën! Një bukuri të re në errësirë mbaj mend në veçanti, e gjitha e bardhë dhe kollarisur, gji të pakrahasueshëm, bashkë me një karrocë fëmijësh mbuluar nga një mbulesë e zezë, të ngjashme me diçka funebre. Sa herë që unë ktheja sytë nga ajo, ajo kishte tashmë sytë nga unë. E megjithatë sa herë që unë merrja guximin që të shkoja dhe t’i flisja – pa u prezantuar më parë me të – ajo kërcënonte të thërriste policin. Tamam sikur të isha krijuar për të stisur virtytin e saj! (E qeshur. Pauzë). Surratin që bënte! Si i bënin sytë! Si…(heziton)… lyrë! (pauzë). Hajt mo… (pauzë.) Isha aty kur – (Krapp fik regjistruesin, bluan do mendime, e ndez përsëri makinerinë) – të verbërit ranë, një prej atyre çështjeve të pista kafe në rrethrrotull, duke hedhur një top për një qen të vogël e të bardhë, fati i tij që topi qe. Ndodhi që unë të hidhja sytë lart dhe ja ku qe. Gjithandej dhe mbytur në të, gjer në fund. U ula sakaq për disa momente, me topin në dorën time dhe qënin që më lehte dhe shtynte më putra. (pauzë). Momente. Momentet e saj, momentet e mia. (Pauzë.) Momentet e qenit. (Pauzë.) në fund fare ia hodha pranë dhe ai e mori atë në gojë, me të butë, me të butë. Një top gome të trashë, të vjetër, të vogël, të zi.(pauzë.) Mund ta kisha mbajtur për vete.(Pauzë). Por ja dhashë qenit. Shpirtërisht një vit trishtimi dhe përmbushje të thellë deri kur erdh ajo natë e paharrueshme Marsi në një bankinë, mes erës uluritëse, e paharrueshme, kur pashë papritur gjithçka. Vizionin, të paktën. Për këtë kënaqësi kam vendosur të regjistroj këtë mbrëmje, përkundër ditës kur punës sime do t’i vijë fundi dhe kush e di mbase sdo mbetet me vend në kujtesën time, të ftohtë a ngrohtë qoftë, për mrekullinë që… (Heziton)… zjarrin që ndrin në dritën e diellit. Kur papritur e pashë që bëhej fjalë për këtë, që besimi që më kish shoqëruar pëgjatë gjithë jetës, të paktën – (Krapp e fik regjistruesin me padurim, e çon atë në një kohë më të ardhme, e ndez atë përsëri) – gurë të mrekullueshëm graniti përmes avulli fluturon drejt dritës së farit dhe eramatësi që rrotulohej pambarimisht si një helikë, e qartë para për mua që errësira me të cilën jam munduar kaq shumë ta mbaj përposhtë meje është në fakt – (Krapp mallkon, e fik regjistruesin, e con atë në një kohë më të ardhme, e ndez atë përsëri) – lidhje të pashpartallueshme deri sa shpërndahen përgjatë stuhisë dhe natës së ndriçuar prej dritës së dijes dhe zjarrit – (Krapp malkon me zë më të ulët, fik regjistruesin, e çon atë në një kohë më të ardhme, e ndez atë përsëri) – fytyra ime në gjoksin e saj dhe dora ime mbi të. Qëndrojmë aty shtrirë pa levizur. Por poshtë nesh gjithçka lëvizi, and na preku, me kujdes, poshtë dhe lart, dhe sa nga njëra anë në tjetrën. Pauzë. Kaloji mesnata. Kurrë skam parë të tillë heshtje. Bota fare mirë mund të jetë e pabanuar. Pauzë. Këtu jap fund-Krapp fik regjistruesin, e kthen më mbrapa kasetën, e rindez atë përsëri. --pjesën e sipërme të liqenit, me një lundër, të larë më parë, më pas shtyrë përtej ndër rrjedha dhe kthina. Ajo gjithnjë që zgjatej përtej dyshemesë së varkës me duart e saj pas koke dhe sytë e saj mbyllur. Dielli flakërime deri poshtë, fllad të lehtë, uji këndshëm dhe i gjallë. Vura re një të gërvishtur në shalën e saj dhe e pyetua si kish mundur të gërvishej. Duke mbledhur kulumbri, tha ajo. I thashë që përsëri ishte e kotë dhe asgjë e mirë nuk vinte nga kjo, dhe ajo ra dakort, pa hapur sytë dhe aprë. (Pauzë) I kërkova të më shihtë dhe pas disa momentesh – (pauzë) – pas disa momentesh ajo më pa, por më sytë grisur, për shkak të llamburit. U përkula sipër saj në mënyrë që t’u bëja disi pak hije dhe kështu ato u hapën. (pauzë. Me ngadalë.) Lërmë të futem. (Pauzë). U përvodhëm nëpër shtrojca flamujsh dhe aty mbetëm. Mënyra si ato u lëshuan p