regjistruar.
Tavolina dhe zona afërndenjës është e mbuluar me një dritë të fortë e të bardhë. Pjesa tjetër e skenës është e mbuluar nga errësira.
Një mbrëmje vonë në të ardhmen.
Strofa e Kapp.
Përballë tij, ne qëndër të saj një tavolinë e vogël, dy
sirtare që hapen para publikut.
Ulur në tavolinë, përballë saj, o.s(ose më saktë),
përgjatë këtyre sirtarëve, mes për mes, një plak I
thatë: Krapp.
Pantoll të zezë vjetruar dhe shumë të shkurtë për
të. Jelek i zi pa mëngë, 4 xhepa të mbushmë. Orë
e rënë argjendi, ashtu dhe zinxhir të tillë. Këmishë
të bardhë të hapur tek qafa, pa kollare. çuditërisht
një palë çizme të badha e të pista, masa të paktën
dhjetë, shumë të ngushta dhe mprehta.
Fytyrë të bardhë. Hundë vjollcë. Flokë gri të shpupuritur. I parruar.
Dritë shkurtër(në mnëyrë të pakrahasueshme).
Rëndë në të dëgjuar.
Zë I çjerrë. Intonacion të dallueshëm.
E ecur e mundimshme.
Në tavolinë një regjistrues zëri me mikrofon dhe një
numër kutish kartoni që përmbajnë rrota shiriti të
Beckett për shumë është një
pesonazh letrar, gati një trill e
historisë për të gjykuar gjërat
e pabëra, gjërat e pavërejtura,
gjërat e pathëna. Ai mbetet
një nga autorët që mund ta
shohësh nga larg dhe të mendosh që është një fantazmë e
së shkuarës. Nuk lidh asnjë moment me një tjetër, dhe duhet
thënë se të gjithë këto momente bëhen të dukshmë diku
tjetër, në një tjetër kohë, si fragmente të një qënie që mezi po
merr frymë. Të tilla janë veprat e
Beckett, të tilla janë dhe këto dy
vepra që sillen për lexuesin kësaj
here, një përpjekje për të marrë
frymë, një herë këtu dhe një
herë në të shkuarën, gati në të
vdekur por pa vdekjen si proçes.
Beckett është shpëtimtar I njeriut, ai që I jep atij pavdeksinë,
por këtë e bën duke e kthyer atë
në një qënie të urryeshme.
Krapp mbetet pë një moment I palëvizshëm, lëshon një psherëtimë të rëndë,
shikon orën e tij, kërkon ngathët në xhëpat e tij, gjen dhe nxjerr prej andej
një zarf, e vendos përsëri në vendin ku e gjen, kërkon ngathët nëpër xhepa,
gjen dhe nxjerr prej andej një tufë të vogël çelësash, I ngre ato në lartësinë
e syve, zgjedh njërin prej çelësave, çohet dhe I del nga para tavolinës. Ndalet, hap njërin prej sirtarëve, shikon brenda, kontrollon me dorë çdo gjë që
ka brenda, nxjerr prej andej një banane të gjatë, e vëren, mbyll sirtarin, fut
çelësin përsëri brenda xhepit të tij. Ai kthehet, vazhdon të ecë përreth kufijve
të skenës, ndalet, përkëdhel bananen, zhvesh, lëshon lëkurën e saj përtokë
në këmbët e tij, fut vetëm fundin e bananes në gojën e tij dhe qëndron ashtu
pa lëvizur, duke parë në vakum para tij. Më në fund kafshon fundin, kthehet
në njërin krah e nis çapitet nga një vend në tjetrin në kufijtë e skenës, në
dritë, m.f1jo më shumë se katër ose pesë çapitje gjithsesi, mendueshëm duke
ngrënë bananen. Ai shkel në lëkurën e hedhur, gati sa nuk rrëzohet, ngrihet
përsëri, ndalet dhe vëzhgon lëkurën e bananes dhe më në fund e hedh përsëri
atë, gjithmonë më këmbën që i ndalet në kufirin e skenës, aty në qorrësi. Ai
rimerr çapitjen, mbaron bananen, kthehet në tavolinë, ulet, qëdron për një
moment palëvizur, lëshon një psherëtimë të rëndë, nxjerr çelësin nga xhepi, I ngre ato në lartësinë e syve, zgjedh çelësin, çohet dhe I del nga para
tavolinës, hap sirtarin e dytë, nxjerr prej andej një banane të dytë, e vëren,
mbyll sirtarin, fut çelësat në xhepin e tij, kthehet, ecën deri në kufi të skenës,
ndalet, përkëdhel bananen, e zhvesh, lëshon lëkurën e saj përtokë, fut vetëm
fundin e bananes në gojën e tij dhe qëndron ashtu pa lëvizur, duke parë në
vakum para tij. Më në fund ai ka një ide, fut bananen në xhepin e jelekut të
tij, fundi e të cilës ënde duket, dhe ecën me gjithë morinë e shpejtësisë që
mund të gjejë prapaskenës në errësirë. Dhjetë sekonda. Zhurmë nga hapja e
një tape. Pesëmbëdhjetë sekonda. Ai kthehet përsëri mbrapsht në dritë duke
mbajtur një libërth shënimesh dhe ulet sakaq në tavolinë. Ai vendos libërthin
në tavolinë, fshin gojën, fshin duart në pjesën e parme të jelekut të tij, i sjell
ato para vetes dhe I fërkon ato me njëra tjetrën.
KRAPP
(gjallërisht). Ah! (Përkulet para libërthit, kthen faqet, gjen shënimin që kërkon, lexon) Kuti… tree… bobinë… pesë.(ngre kokën dhe vështron drej për drejt.
Me endje.) bobiiinë!(pauzë.)bobiiiinë!(e qeshur e lumtur. Pauzë. Përkulet
përsipër tavolinës, shikon më nga afër dhe shkund kutitë.) Kuti… tree…tre…
katër… dy…(i habitur) nëntë! Zot ruajna!... shtatë… ah! virani vogël! (merr
njërën nga kutitë H