kurrë.
Pauzë. Shikon më prej afërti.
Po, pas kaq kohe një e shkarë të këtillë thua
sikur kurrsen të mos kish qënë kurrë. Tani me
forcë të dyfishtë simptomat e frikshme të shpjeguara në pjesën e faqes së dyzet paragrafi katër.
Nis dhe kthen faqet mbrapa. D që kontrollon
këtë proçes me dorën e majtë. Rimerr prej faqes
së braktisur.
Netë të bardha tash prap prej hisës së tij. Tamam sikur zemra e tij të ishte ende e re. Ska
gjumë ska qëndresë për gjumë gjërsa – zbardhet dita e re.
Kthen faqen.
Pauzë.
Pak ka mbet për me u than. Një natë –
Trokitje.
Pak ka mbet për me u than.
Pauzë. Trokitje.
Një natë teksa ulej nën dridhje kokën në duar
nga koka tek duart një burrë iu shfaq para dhe
tha, unë jam dërguar prej – dhe këtu ai përmendi një emër të dashur – për të të ngushëlluar.
Pastaj duke tërhequr një vëllim(libër) prej xhepit
të palltos së gjatë të tij ai u ul dhe lexoji deri sa
zbardhi. Pastaj u zhduk pa gjurmë.
Pauzë.
Disa kohë më vonë ai u duk përsëri në të njëjtën
kohë me të njëjtin vëllim dhe këtë herë pa thënë
gje u ul dhe lexoji përsëri përgjatë gjithë natës
së gjatë. Sakaq u zhduk përsëri pa gjurmë.
Pauzë.
Kështu pra kohë pas kohe pa qënë i ftuar ai do
të bëhej i gjallë për të lexuar të gjithë fabulën e
trishtë përsëri dhe kaluar natën paq. Sakaq zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Pauzë.
Pa shkëmbyer sikur dhe një fjalë ata u rritën për
të qënë një i vetëm.
Pauzë.
Deri sa nata të vinte më në fund kur duhej mbyllur libri dhe agimi ndër duar ai
nuk zhdukej por ulej qetë pa thënë sikurse dhe një fjalë.
Pauzë.
Më në fund ai tha, kam fjalë prej – dhe këtu solli ndërmend një emër të dashur
– që nuk do vijë përsëri. Pashë fytyrën e dashur dhe dëgjova fjalët e pathëna,
ske nevojë të shkosh më tek ai, edhe nëse është në fuqinë tënde të bësh kështu.
Pauzë.
Kështu që fabula –
Trokitje.
Pashë fytyrën e dashur dhe dëgjova fjalët e pathëna, ske nevojë të shkosh më
tek ai, edhe nëse është ne fuqinë tënde të bësh kështu.
Pauzë. Trokitje.
Kështu që fabula e trishtë e thënë për herë të fundit teksa