rial
dito
E
Në emër të letërsisë
Askush nuk e di sesa e vështirë është të shkruash, përveç shkrimtarëve. Në këtë numër
të ri të revistës, nuk donim që fokusi të vërtitej thjesht rreth letërsisë, por sidomos
edhe rreth njerëzve që e bëjnë atë, njerëzve të çuditshëm, shpeshherë të heshtur e të
hutuar, njerëzve që nuk e mendojnë dot jetën po s’patën përpara laps e letër të bardhë,
njerëzve që ndoshta me pavetëdije janë kther në shpëtimtarët e fundmë të shpirtit gati
të tharë të botës, atyre njerëzve që ua kemi ngjitur emrin shkrimtarë.
Vetiu pyesim, po sot ç’po ndodh? Kam përshtypjen e qartë se lexuesit e ditëve tona,
veçanërisht në Shqipëri, jetojnë me fantazmat e së kaluarës duke u treguar
edhe pak skeptikë ndaj letërsisë së re. Sigurisht ky problem duhet parë që nga rrënjët. Teksa ecën nëpër bulevardet e Tiranës shikon të rreshtuar me kujdes disi të
kursyer libra të vjetër e të rinj. Gjithnjë më kanë bërë
përshtypje, gjersa kuptova se këtu nuk kish asgjë të
jashtëzakonshme. Ishin po të njëjtët tituj që gjen edhe
nëpër libraritë më të pasura të Tiranës së vrenjtur. E pra,
në Shqipëri kemi mungesë shumëllojshmërie, faj ky që
nuk bie mbi lexuesin tashmë letargjik të kohëve tona.
Pikërisht kjo kategori është si një masë e butë prej plasteline, forma e së cilës
modelohet vetëm nga shkrimtarët. Fatkeqësisht njerëzit nuk dinë të fluturojnë, prandaj për të lidhur dy brigjet e lumit të rrëmbyeshëm duhet të ndërtosh një urë.
E pra, në këtë marrëdhënie kaq të ndjeshme mes lexuesve dhe shkrimtarëve, botuesit
janë ura. Jo çdokush mund të kalojë mbi këtë urë. Shumë bukur deri këtu. Vetëkuptohet që duhet të zgjidhen vetëm ata që kanë talent, stil e mendje të hapur. Sa keq që më
të shumtën e rasteve nuk ndodh kështu. Arrijnë të kalojnë mbi urë vetëm ata që mund
të paguajnë biletën e hyrjes dhe ata të tjerët që çfarë nuk kanë bërë për të siguruar
një vend qoftë andej nga fundi. Dhe në fund librat rrinë e presin në diell e në shi nëpër
rrugët e pista të Tiranës. E trishtë, por jo mjaftueshëm.
E dini çfarë t’i mbledh vërtet lotët në grykë nga e gjithë kjo histori? Ata që s’kanë mundur të kalojnë urën. Atyre që u kanë thënë ndoshta tërthorazi “ti nuk kuptohesh fare”
dhe mend kanë hequr dorë nga të shkruarit, atyre që janë përpëlitur netë me radhë në
shtrat sepse u kanë kthyer veprat e paraqitura për botim jo për faj të tyre, atyre që nuk
gjejnë vend të ndajnë me të tjerët ç’kanë shkruar... Më parë folëm vetëm për majën e
akullnajës. Kjo që ndodh në shpirtrat e shkrimtarëve është më shumë se treçereku, i cili
mbetet i fshehur.
Se ç’do të bëhet në Shqipëri, ende nuk e di, madje as kam bërë përpjekje
ta përfytyroj. Përballë këtij realiteti të ashpër, ne vendosëm të përkrahnim ata shkrimtarë e përkthyesë të rinj në moshë, por të çmuar në vlera që
kanë dashur me zemër të përcjellin një copëz të tyren pa kërkuar gjë në
shkëmbim. Fundja, përse duhet të kalojmë urën, kur mund të mësojmë
notin?
Klea Vyshka
Stafi
Redaktorët
(përgjegjësi informale)
Marin Nikolli
- Botues
Alketa Halilaj
- Kryeredaktore
Kontribuesit
(vlerë e vërtetë sociale)
Kompas
Agron Bajraktari
SHKALLA
Eriona Vyshka
FËSH-FËSH
Krist Çunga