Pa Fokus Qershor | Page 14

kësaj fëmija u zgjua pa temperaturë dhe me një dëshirë të madhe për të ngrënë. Atëherë ata u bënë zemërgjerë dhe vendosën ta linin engjëllin në një barkë me ujë të pastër e me ushqime të mjaftueshme për tri ditë dhe ta braktisnin në fatin e tij mes detit të hapur. Por kur me dritën e parë të agimit dolën jashtë në kopsht, gjetën të gjithë lagjen përballë kafazit të pulave duke u argëtuar me engjëllin pa më të voglin respekt dhe duke i hedhur gjëra për të ngrënë mes hapësirave të telit sikur të mos ishte një krijesë mbinjerëzore, por një kafshë cirku. At Gonzaga mbërriti para orës shtatë, i tronditur nga lajmi i çuditshëm. Në atë kohë, soditës më pak mendjelehtë se ata të agimit ia kishin behur dhe po thurnin të gjitha llojet e hamendësimeve në lidhje me të ardhmen e të burgosurit. Më e thjeshta mes tyre ishte se ai duhej të emërohej kryetar bashkie i botës. Të tjerë me këndvështrim më të vrazhdë thonin se duhej graduar gjeneral me pesë yje, në mënyrë që të fitonin çdo luftë. Disa ëndërrimtarë shpresonin ta shumonin, pasi donin të rrënjosnin në tokë një racë të urtë njerëzish me krahë që më në fund do të merrte përsipër universin. Por At Gonzaga, para se të bëhej prift, kish qenë një druvar i fuqishëm. Teksa qëndronte pranë kafazit, thirri në mendje katekizmin që kish bërë në një çast dhe u kërkoi të hapnin deriçkën kështu që të mundej t’i hidhte një sy më nga afër burrit të mjerë që më tepër dukej si kaposh i madh, i plakur mes pulave të habitura. Ai ishte shtrirë në një qoshk duke tharë krahët e hapura nën dritën e diellit mes lëkurave të frutave dhe mbeturinave të mëngjesit që ia kishin flakur herakët. I huaj ndaj ashpërsisë së botës, ai vetëm ngriti sytë e tij të lashtë dhe murmuriti diçka në dialekt, kur At Gonzaga u fut në kafazin e pulave duke i uruar mirëmëngjes n