Pa Fokus Prill | Page 6

Pa Fokus Ora shënonte 7:00 e mëngjesit, ndodhesha në stacion duke pritur autobusin. Autobusi po vononte por unë vazhdoja të prisja. Dhe ja udhëtimi vazhdoi mirë, sapo kishim përshkuar dy stacione nga nisja. Isha e ulur në një sendilje dy-vendëshe me shoqen time. Ndërkohë po flisnim mbi mënyrat e komunikimit por ajo për një moment më ndalon dhe më thotë të shikoj nga dritarja e autobuzit. Aty ndodhej një djalë rreth 26-vjeç i cili po vraponte me shpejtësinë e “maratonomakut”, vraponte për të kapur autobuzin, i cili mesa duket i kishte ikur nga stacioni i fundit. Ai mund të kishte përshkuar 200-metra me vrap dhe thërriste. Shoferi që sapo e kishte vënë re, ngadalësoi autobuzin edhe i hapi derën e parë meqë ai ndodhej drejtëpërdrejt me atë derë. Djali hyri gjithë nxitim u drejtua drejt shoferit. Vetëm kur pashë grushtat e tij që vërshonin ndaj shoferit i cili i jepte autobusit. Gjuante me sa fuqi kishte e nuk ndalonte… Më në fund, dikush ndërhyri edhe e largoi djalin i cili menjëherë zbriti me një zhargon rruge e me një ton të lartë e tepër të ashpër. Pjesa tjetër e udhëtimit më kaloi duke menduar në lidhje me leksionet. Sapo kisha kuptuar që situata e ndodhur kishte ardhur si rezultat i ndërprerjes së mesazhit në komunikim. Kishin kaluar disa orë nga mëngjesi, tashmë ora shënonte 15:04 , isha aq e lodhur saqë doja të vinte autobusi e të nisesha për shtëpi. Ah më në fund u shfaq, ashtu si unë në pritje ndodheshin edhe shumë njerëz të tjerë. Autobusi u afrua dhe ndaloi, unë ndodhesha pranë derës së fundit të autobuzit. Vura re njerëzit që filluan të lëviznin e të shtyheshin. Sapo dera u hap, u nisa qetësisht drejt saj. Vetëm kur pashë dhe disa të tjerë, që po tentonin të më hidheshin sipër. Nuk po kuptoja çfarë po ndodhte, kisha ngelur në vend... Vetëm kur pashë një burrë rreth të 70-tave i shkurtër me një bark të madh dhe një grua rreth të 60-tave, Pa Fokus bjond