Pa Fokus
Pa Fokus
PUHIZË KULTURORE
K
NGOMFest
osova do të realizojë edhe këtë vit
festivalin e muzikës (festival kryesisht për të rinjtë) të quajtur NGOMFest, i cili do të zhvillohet për herë të
katërt sivjet në datat 31 Korrik, 1,2
dhe 3 Gusht 2014 në qytetin e Prizrenit. Festivali i muzikës dhe aktivizmit «
NGOM Fest » ka lindur si një ide origjinale e një grupi të rinjësh aktiv në jetën
sociale në Prizren dhe Kosovë. Realizimi me sukses i edicionit të parë të
këtij festivali në qershorin e vitit 2011
bëri që ekipi i festivalit të përkushtohet edhe më shumë për zhvillimin e
këtij evenimenti duke synuar kështu
që « NGOM Fest » të bëhet një ngjarje
e rëndësishme në hartën e ngjarjeve
muzikore jo vetëm në Kosovë por edhe
në rajon e më gjërë.
Artistët e rrymave të ndryshme
muzikore duke filluar nga ajo elekrtonike, drum and bass, dubstep, jazz/
ethno, metal, punk, hip-hop si dhe asaj
popullore e qytetare do të performojnë në tre skenat kryesore të festivalit,
që edhe këtë vit do të mbahet në qytetin antik të Prizrenit.
“Skena e Shatërvanit në një prej netëve
të festivalit do të jetë e rezervuar për
artistët e muzikës popullore e qytetare
të SHKA ‘Agimi’ nga Prizreni, dhe netët
tjera do të ndahen për performancat e
muzikës së zhanrit jazz e ethno”, thuhet
në një komunikatë të festivalit.
Edhe skena e Marashit në ditën e parë
të festivalit do të mbledhë adhurues të
muzikës së zhanrit hip-hop, ndërsa tre
netët tjera do të jenë të rezervuara për
muzikë live dhe elektronike.
Promo Skena për të tretin vit radhazi
vazhdon të jetë e hapur për artistët
dhe bendet e reja në skenë.
“Shembja e Kullës së Ajfelit”
Një nga eventet më të rëndësishme kulturore në Kosovë për muajin që lamë pas ishte pa dyshim shfaqja e pjesës teatrale “Shembja e Kullës së Ajfelit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në një tablo bashkëkohore urbane, rrëfehet historia e çuditshme e një
evropiani, i cili rrëmbehet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që
t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam. “Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj
fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën
e tjetrit. “Dy fatet paralele për të cilën temat e dashurisë fizike, lakuriqësia dhe feja muslimane janë të ndërthurura së bashku.
Gjithë kësaj, i është shtuar edhe një përbërës humoristik: ndërtimi dhe shembja e mëvonshme e Kullës së Ajfellit në miniature e
ngritur nga fije shkrepëse, një paraqitje simbolike e një sulmi të planifikuar terrorist. Një tekst gazmor ku hasim skena burleske,
të tilla si ajo në të cilën të dy terroristët paraqiten si maskarenj të vërtet