Pa Fokus
kuri? Epo, shumë teori. Por si mund
t’i lidhim të gjitha së bashku? Ideja
e të replikuarit të ideve; ide që replikohen duke kaluar nga një mendje
në tjetrën. Richard Dawkins, shpiku
termin “meme” (ide, sjellje, stil që
përcillen nga një person tek tjetri
brenda një kulture të caktuar). Tani
unë jam duke folur për idenë e tij.
Pra, siç e shihni kjo nuk është më
ideja e tij. Po – ai e nisi, e shpiku.
Por është ideja e gjithkujt tani. Dhe
ai nuk është përgjegjës për atë çka
them unë për memet. Në të vërtetë,
mendoj se jemi të gjithë përgjegjës
jo vetëm për efektet e qëllimta të
ideve tona, por edhe për keqpërdorimet e tyre të mundshme. Pra,
mendoj se është e rëndësishme që
këto ide të mos keqpërdoren sepse
kjo gjë mund të ndodhë shumë
lehtë. Ja pse, keqpërdorimi i tyre
është i rrezikshëm. Dhe është gati si
një punë me kohë të plotë të mundohesh të parandalosh njerëz që janë
të frikësuar nga këto ide nga karikaturimi i tyre dhe keqpërdorimi i tyre
për qëllime të këqija. Në çdo kohë
duhet të korrigjojmë keqpërdorimet dhe keqkuptimet në mënyrë që
vetëm domethënia origjinale dhe
variantet e dobishme të ideve tona
të vazhdojnë të shpërndahen. Por
ka një problem. Ne nuk kemi shumë
kohë për këtë gjë. Memet janë si viruset. Një virus është një lidhje kimike midis acidit nukleik dhe sjelljes.
(Të qeshura). Është një paketë informacioni me sjellje. Nga se është
përbërë një meme? Ato janë të përbëra nga informacioni dhe mund të
Pa Fokus
ndodhen në çdo lloj medium psikologjik.
Nganjëherë kur njerëzit pyesin: “A ekzistojnë memet?” unë u them, “A ekzistojnë
fjalët? A janë ato në ontologjinë tëndë?”
Nëse ato janë, atëherë fjalët janë meme
që mund të shqiptohen. Idetë mund të
mbijetojnë edhe nëse nuk trashëgohen
gjenetikisht. Një meme mund të lulëzojë
në vend që të ketë një impact negativ në
shëndetin gjenetik. Në librin “Armët, Mikrobet dhe Rrota”, Jared Diamond flet sesi
mikrobet, më shumë se armët dhe rrota,
pushtuan hemisferën e re, Hemisferën
Perëndimore – e cila zaptoi tërë botën.
Kur zbuluesit evropianë dhe udhëtarët u
shpërndanë nëpër hemisferën e sapogjetur, ata sollën me vete mikrobet ndaj të
cilave ishin bërë imunë, pasi ishin mësuar
t’i toleronin për qindra vjet me rradhë
duke jetuar bashkë me kafshët shtëpiake
të cilat ishin burimi i tyre. Dhe këto mikrobe zhdukën popullsinë vendase amerikane e cila nuk kishte asnjë lloj imuniteti
ndaj tyre. Dhe ja ku po e bëjmë të njëjtën
gjë përsëri. Këtë herë po e bëjmë me ide
toksike. Shumë njerëz i vlerësojnë arritjet
e teknologjisë në shpërndarjen e shpejtë
të informacionit. Dhe unë jam dakord me
këto mrekullitë e teknologjisë, është diçka
shumë e mrekullueshme. Por në tërësinë
e këtyre ideve që shpërndahen anekënd
botës, shumë prej tyre janë toksike, të
këqija dhe me pasoja të rënda.
Sayyid Qutb është një baballarët themelues të Islamizmit ekstremist, një nga
ideologët që frymëzoi Osama bin Laden.
Citimet e tij janë shpërndarë në botën
muslimane dhe jo vetëm dhe po futen
në të gjitha kulturat, në të gjitha gjuhët,
traditat dhe praktikat. Dhe ky nuk është
faji ynë, aq sa nuk është faji ynë kur një
mikrob i trupit tonë i ngjitet dikujt tjetër dhe e infekton kur ai nuk ka imunitet.
Ne kemi imunitet për gjithë mbeturinat që gjenden rreth kufijve të kulturës sonë.
Ne jemi një shoqëri e lirë, ne lejojmë pornografinë dhe gjëra të tilla. Nuk janë një
çështje e rëndësishme për ne. Por ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm për
këto gjëra sepse për shumë njerëz në botë, janë një çështje me rëndësi. Ndërsa ne
shpërndajmë edukimin dhe teknologjinë tonë, një nga gjër