Pa Fokus Prill | Page 40

Pa Fokus Pa Fokus Dan Dannett Përhapja e ideve të keqia Sa kreacionistë kemi në sallë? Mbase asnjë. (Kreacionizmi është besimi se universi dhe gjallesat e tij janë krijuar nga veprime të veçanta të krijimit hyjnor dhe kundërshton teorinë e evolucionit të Darvinit). Kam mendimin se jemi të gjithë Darvinistë. Dhe prapëseprapë disa darvinistë janë të shqetësuar, do donin të dinin disa limite sesa larg mund të shkojë Darvinizmi. E dini se çfarë janë rrjetet e merimangave? Sigurisht, ato janë produkte të evolucionit. Rrjeti i Gjerë Botëror (The World Wide Web)? Jo shumë i sigurt se çfarë është. Njerëzit janë rezistentë në mënyrë interesante në idenë e aplikimit të të menduarit evolucionar të mendimit – në mendimin tonë. Imagjinoni sikur jeni në natyrë dhe shikoni një milingonë duke u zvarritur në një fije bari. Ajo ngjitet deri në majë, dhe pastaj bie, ngjitet, bie, dhe ngjitet dhe bie prapë- duke u munduar të qëndrojë në majën e fijes së barit. Çfarë po bën kjo milingonë? Çfarë qëllimi ka ajo? Dhe përgjigjia është: asgjë. Milingona nuk ka një qëllim të caktuar për veprimin e saj, po atëherë, pse po e bën një gjë të tillë? A është kjo thjesht një gjë e kotë, e rastësishme? Po, siguris