Analize Filmi
Fillimisht, (dhe për këtë duhet të jem i sinqertë) kur më thanë të
shihja filmin ZIBIDI nuk isha dhe aq entuziast. Mendo një film të
shkurtër i cili për tematikë kishte kafenenë, të rinjtë dhe asgjë
tjetër. Në pamje të parë, duke e gjetur veten në pozitën e vështirë
në të cilën mund të mendoja për gjithë filmat e tjerë të ngjashëm
që kam parë (si “Caffee and Cigarettes” – ku në të luajnë yje të kinemasë dhe muzikës si Iggy Pop dhe Roberto Benigni), nuk mund ta
fsheh që u ndjeva disi në siklet që të shihja një film i cili do më linte
një shije të keqe. Mbase dhe regjizori këtë kërkonte të përcillte;
regjizori kërkonte të përcillte një befasi që në fakt filmi i tij ishte më
i mirë, sepsë kërkonte të dilte diku. Vetëm fakti i të qënit diskret për
një punë të mirë, mund të ketë qenë arsyeja që u shtyva të shihja
filmin, por mund të mendoj dhe shumë të tjera tani. Filmi fillon në
një kaos - hapësirë bosh dhe mërzitje që të duket sikur s’do marrë
fund ndonjëherë. Janë tre miq që janë ulur në një tavolinë dhe janë
duke menduar. Plane për secilin. Të tre në një përgjumje të tinëzare.
Diskutojnë në lidhje me një situatë e cila mundohet të përmbledhë
gjithë kotësinë e të qënit në një qytet i cili nuk para ka ndonjë gjë
për të ofruar, por bashkë me këtë qytet shohim dhe të rinj që po
ashtu as të ndryshojnë këtë gjendje. Ndryshe nga sa shpjegonte
regjizori në lidhje me filmin, - besoj më shumë prej modestisë sesa
ideve reale të atyre që thoshte por nuk besonte – unë nuk do them
që ata bëjnë plane dhe nuk i realizojnë asnjëherë. Nuk mund të
thuash që po bën plane dhe nuk i realizon nëse vetë iniciativa e
planit nuk ka një nevojë