Pa Fokus
Pushtet, jo pallavra
Pa Fokus
klasë shoqërore me rend inferior të trashëguar, dhe kjo bën sens
për sa kohë dimë se që nga lindja e qytetërimit rendi shoqëror ka
qënë patriarkal. Nga ana tjetër, pse quhen pakicë gratë kur në fakt
janë shumicë. Ky status i ka rrënjët te tipari i përbashkët i të gjitha
grave, seksi i tyre. Joan Kelly hedh një idë shumë interesante në
këtë pikë duke propozuar që gratë duhen përkufizuar si gra.
Studimet feministe sollën një risi entuziaste në mendimin shoqëror
të kohës. Ato zbuluan se ajo që deri në atë periudhë konsiderohej
si e natyrshme, ishte e krijuar nga rendi shoqëror, nga raportet e
pushtetit. Mite të tëra që kanë ushqyer dhe përforcuar patriarkinë
kanë rrënjosur edhe femëroren e natyrshme. Dominimi dhe hierarkia e njërit apo tjetrit seks shfaqen si përshtatje ndaj kontekstit
social dhe historik, dhe jo si mundësi e njërit dhe pamundësi e seksit tjetër. Historiania feministe e artit Linda Noklin argumenton se
edhe veprimtaria artistike mbështetet apo pengohet nga faktorë
të caktuar situacionalë, dhe jo nga talenti i lindur.
Vlen të konkludohet se ekziston një natyrë e vetme, natyra
njerëzore, në thelb të të cilës qëndron instikti jetësor i çdo qënieje
njerëzore. Të kësh instiktin e jetës nënkupton të përshtatesh me
kontekstin social dhe historik duke vënë në shërbim të vetes të
gjitha nxitjet e privilegjet që ky kontekst të jep. Pritshmëria që të
tjerët kanë për ne, në shumicën e rasteve paraprin pritshmërinë që
këmi për veten. Të tjerët përcaktojnë kush jemi dhe cilin drejtim
do marrim. Shoqëria nuk i ka dhënë akses në hapësirën publike
gruas, i ka lënë domenin e privates, intimes, përkujdesjes, emocionales duke i thënë “Ti do të jesh drejtuese? Nuk e bën DOT!” Dhe
ajo është kthyer brënda sërisht duke i transmetuar pasardhësve
të njëjtin model. Kështu janë riprodhuar stereotipat gjinorë dhe
janë ruajtur të njëjtat raporte pushteti për qindra vjet. Gruas i ka
munguar një model drejtueseje, shefeje. Pushteti është gjinizuar.
Pushteti është mashkull. Ndaj në ditët e sotme, gratë me ambicie
politike o liderishipi në përgjithësi e kanë aq të vështirë të thyejnë tabu e të rriten në karrierë. Ato sulmohen me akuzat se po
përpiqen t’i ngjajnë një burri, sjellja e tyre nuk është femërore. Na
mbetetet ne të reflektojme me pyetjen: “Në të vërtetë a ka gjini
pushteti?” Jo, ai ekziston si etnitet i veçantë, ai është aty dukë na u
drejtuar të gjithëve “Me do? Me merr!”. Pushteti nuk pyet për gjini.
Erjona Mulellari
Studion Master Shkencor në Fakultetin e Shkencave,
dhe aktualisht punon me një oganizatë mbrojtëse të
të drejtave të grave dhe anti-trafikimit që quhet
Gender Alliance for Development Center
(GADC)
SHKALLA
DREJT DIJES
Vazhdojmë të mbetemi besnik
rrugëtimit tonë për t’i ardhur në ndihmë lexuesit tonë më të ri(gjimnazistë),
në rrugëtimin e tyre ende të pa filluar
drejt jetës universitare dhe eksperiencave akademike që ata duhet të kenë
parasysh para zgjedhjes së një dege
për në universitet.