Pa Fokus
Referuar “Ëomen, History and Theory” 1986. Joan Kelly
Teoria feministe
/ Rëndësia e rolit
dhe njohjes së
saj
Moda është ndikuar shumë nga këto motivet e para “radikale” feminist
të cilat në fillim visheshin si meshkuj ose a-seksual për të bërë më të
dallueshme barazinë me meshkujt. Por tani gjërat anë ndryshuar dhe
pranohet që sharmi duhet të mbetet koncepti mbetet përsëri tek liria
Ne shoqërinë shqiptare shume pak dihet e lexohet mbi levizjen feministe ne botën perëndimore.
Fjala feminist/e konsiderohet e lidhur me moralin, me burrat e grate e pa moralshme. Ne fakt lëvizja
feministe ka lindur si domosdoshmeri për të reflektuar e zgjidhur nevojat e grave, të drejtat e tyre
politike, mundesite e tyre të pabarabarta në krahasim me burrat për të qënë faktor në sferën publike
e duke vendosur theksin te shkelja e tyre.
Në shoqëritë perëndimore fillesat e shkrimeve feministe mund të gjenden para 500 vjetësh dhe në
100 vitet e fundit është krijuar dhe ka ekzistuar një levizje politike e organizuar nga dhe për gratë. Në
Amerikë, kjo lëvizje arriti që në vitin 1920 gratë të mund të votonin, pësëdhjetë vjet pas burrave.
Lëvizja feministe pasi një fazë 30 vjeçare dobësimi dhe rilindi plotësisht në vitet 1930. Sipas Densimore dhe Evans tre faktorë ndikuan në këtë rilindje: atmosfera e përgjithshme e mendimit; egërsia e
studenteve femra që mbushën lëvizjet studentore të të drejtave civile dhe kundër luftës, vetëm për
t’u ndëshur me qëndrimin seksist të burrave liberal dhe radikalë të atyre lëvizjeve; paragjykimi dhe
diskriminimi me të cilin po përballeshin gjithnjë e më shumë gra në rastet kur përparonin në karrierë
dhe nivel edukimi. Për këto arsye, kjo valë e lëvizjes feministe vazhdoi deri në shekullin e njëzet e një.
Lëvizja feministe ka hyrë në fazën e tretë. Sipas Fraser, ndryshimi më i rëndësishëm i referohet lindjes
një levizjeje antifeministe përballë lëvizjes feministe, të dyja në rradhët e grave aktiviste.
Teoria feministe e shikon botën nga këndvështrimi i grave dhe kërkon të na paraqesë se si aktivitetet
e grave, pavarësisht praktikave shtypëse frymëzuar nga rolet gjinore, formësojnë botën ku jetojmë.
Ky këndvështrim rreket të na ndryshojë edhe perceptimet e kultivuara lidhur me të kuptuarit e realitetit social që na rrethon, marrëdhëniet ndërsubjektive dhe subjektive, rrënjët e ndarjes së roleve
gjinore në shoqëri.
Teoria bashkekohore feministe lind nga pyetja “Çfarë po bëhet për gratë?”, Në rast se ato nuk janë të
pranishme në fusha të ndryshme pse ndodh kjo gje? Këto pyetje janë shtruar shpesh gjatë tridhjetë
viteve të fundit. Në fakt gratë priren të jenë të pranishme në të gjitha situatat sociale. Mungesa e tyre
nuk vjen nga mosdëshira apo mos pasja e interesit, por nga përpjekje të mirëorganizuara për t’i përjashtuar. Nga ana tjetër, ndonëse gratë mund të jenë aktive në shoqëri, persona me pushtet e role të
rëndësishme në shoqëri, kanë qënë të verbër ndaj pranisë së tyre.
Fill pas pyetjes së parë pasojnë “Pse është krijuar kjo situatë?”, “Si mund ta ndryshojmë dhe përmirësojmë botën sociale në mënyrë që të krijojmë një mjedis më të përshtatshëm për gratë dhe për të
gjithë njerëzit?” dhe “Çfarë mund të konkludohet mbi dallimet mes grave?”, “Si një mënyrë e re të
menduari e e shpjegimit të botës do të ndihmojë në përmirësimin e jetës për të gjitha gratë?”.
Këto çështje themelore feministe prodhojnë një lëvizje revolucionare në kuptueshmërinë tonë
për botën. Këto çështje na dëshmojnë se perceptimet tona mbi të vërtëta universale dhe absolute të botës, nuk janë gjë tjetër veçse njohuri të përfituara dhe kultivuara nga përvojat jetësore
në shoqëri. Jeta jonë individuale nuk mund të shihet jashtë jetës se grupit social. Kultura, normat,
vlerat e grupit na brëndësohen në atë masë sa nuk i ndajmë dot nga vetja. Të kësaj natyre janë
edhe perceptimet e mashkullit “Zotërues” dhe femrës “Përkujdesëse”.
Teoria feministe jo vetëm i bën relative njohuritë e themeluara, i zbret nga piedestali i të vërtetave
absolute, por gjithashtu i shpërbën këto njohuri duke hedhur dritë mbi gjithçka që deri tani është
fshehur me shumë kujdes me