Pa Fokus Prill | Page 28

Pa Fokus Pa Fokus Pa Fokus 33 f ë s h KISHAT, TANI? f ë s h “një analizë kundër shëmbjes së kishës së Prishtinës në Kosovë” Prej disa kohësh Alban Nimani,- pedagog i dizajnit në Universitetin e Arteve të Prishtinës e vokalisti i bandës Asgjë sikur Dielli, gjithashtu artist i mirënjohur në disa disiplina të artit post-modern e bashkëkohor,- ka ndërmarrë një nismë për të jetësuar vendet e godinat e papërdorshme në dobi të komunitetit. I frymëzuar në shtete të ShBA’së si Phoenix, ideja konsiston pikërisht në rehabilitimin e gërmadhave në objekte alternative si galeri, muze apo gjithëfarë objektesh të tjera ku do të mund të ekspozohet art bashkëkohor. Iniciativë kjo për tu lavdëruar. Shfrytëzimi estetik i këtyre objekteve (si Piramida, ish-Hotel Dajti, bunkerët, rifurxhiot, bodrumet e braktisur, etj.) nuk është në funksion vetëm të një pakice artistësh, përkundrazi ky aksion i përqaset gjithë komunitetit që gjendet topologjikisht e gjeografikisht pranë objektit. Gjithashtu kur mendon se në Shqipëri e Kosovë ka një mungesë të theksuar të galerive artistike, muzeve, etj. e nga ana tjetër qartazi dallohet një tepri vendesh të papërdorshme e të boshatisura, ideja e parë që të vjen ndërmend është konvertimi. Konvertimi jo vetëm që do të rriste ndërgjegjen artistike e estetike të komunitetit, por gjithashtu do t’i kursente komunitetit disa hapësira ku lëvron informaliteti e rrezikshmëria ghetto’iste. Por siç ndodh nga hera, në nismat progresive ka edhe raste të shkëputura. Këto raste natyrisht duan rivlerësim të veçantë ku parimi nuk na ndihmon dot. Konvertimi i Kishës së Prishtinës duket se i përket këtyre rasteve.Veç faktit që është ide intriguese kthimi i një objekti të një kulti monoteist si Krishtërimi në vendekspozimi të artit bashkëkohor, nuk duket se ka baza të forta. Në vetvete kishat si çdo objekt tjetër religjioz mbartin vlera kulturore jo të pakta. Kështu që nuk ka përse të ndërhyet për Punoi: Kristi Mertiko të kulturalizuar diçka të kulturalizuar që në projektim. Një ndërhyrje e tillë do të shkonte përshtat me nismën progresive të sipërpërmendur, por do të ishte e sforucar, artificiale e do të binte ndesh me trashëgiminë kulturore. Ekzistenca e Kishës së Prishtinës tashmë është një relalitet objektiv. Kisha pavarësisht tensionit që e ka shoqëruar gjatë kohës së ndërtimit, qëllimit aspak human të besimit por arrogancës së pashembullt të ish-diktatorit Milošević, mospërkimit me konceptimin urbanist të zonës, kundravajtjes ligjore si ndërtesë brenda territorit të universitetit, etj. gjithsesi mbart vlera. Vlera këto të cilat lidhen me arkitekturën e stilin e objektit. Nëse do të kujtonim se në Prishtinë nuk ka (apo ka shumë pak) kisha ortodokse, nuk do të ishte me vend “prishja” e Kishës së Prishtinës. Logjika e cekët se çdo trashëgimi që na lanë pushuesit duhen prishur, është një sindromë prej miopësh pragmatistë e cila shkon diametralisht kundër me kosmopolitanizmin e artit modern e bashkëkohor. Sipas kësaj logjike në Tiranë duhen kthyer në galeri Kompleksi i Ministrive përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit duke përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës; sepse janë ndërtuar nga Fashistët italianë gjatë pushtimit(!) Gabimi në fakt nuk qendron tek arsyetimi se kisha duhet të kthehet në galeri sepse është e papërdorshme momentalisht. Gabimi shfaqet pikërisht në barazinë që i vihet kishës si objekt arkitektonik me një objekt të rëndomtë çfarëdo. Nuk është e vështirë të kujtosh se kishat ashtu si edhe katedralet, kapelat, xhamitë, sinagogat, tempujt, etj. kanë qenë fabrikues të artit e kulturës përgjatë gjithë historisë së njerëzimit. Sipas d’Alambert’it stili gjendet pikërisht në koherencën që qëndron mes formës e përmbajtjes. Nëse kishën-galeri do t’a shihnim nga prespektiva e galerisë rishtazi duket se nuk shkon puna. Një galeri e artit bashkëkohor me arkitekturë bizantine nuk do të ishtë kombinimi më i mirë i mundur. Ndryshimi i arkitekturës praktikisht do të thoshte prishje të objektit aktual e ndërtimit mbi rrënojat e këtij të fundit e një objekti të ri enkas për galeri arti. Por një akt i tillë është i padenjë dhe natyrisht i papranueshëm nga parimi fillestar, sepse parimi përfshin vetëm konvertimin e jo zëvendësimin. Ndërhyrja në arkitekturë, pra në formë do të ishte i pamundur. Për t’i qëndruar “besnik” stilit do të ishte e volitshme pikërisht përshtatja e përmbajtjes. Për të shmangur keqkuptimet që mund të krijohen spontanisht duhet të përmend se funksionimi i kishës si objekt religjioz më duket gjithashtu i pavend, argumentuar nga tensionet që ka mbartur objekti në krye të herës e atyre çka u përmend edhe më sipër. Për besimtarët një kishë e tillë nuk shpreh vullnetin e lirë të besimit. Praktikat fetare do të ishin të tepruara në një vend të tillë. Nëse i kthehemi edhe një herë hulumtimit dalamberian mbi stilin, e vetmja gjë që ngelet të bëhet është përshtatja e subjekteve që do të ekspozohen në të. Kështu, shfrytëzimi i Kishës së Prishtinës si muze ku do të mund të ekspozoheshin ikona, kodikë, armatura, ornamente apo artefakte të tjera të periudhës bizantine e post-bizantine do të ishte me efektivitet më të lart. Një operim i tillë do të shkonte paralelisht me qëllimin e nismës për shfrytëzim të ambjent