Pa Fokus Prill | Page 26

Pa Fokus Pa Fokus Dy fjalë për “Teatrin e Ëndrrave” ërpara një viti me 23 maj 2013, në sallën Shakespeare të Teatrit Metropol u shfaq në skenë vepra dramatike “Lotët e Ekzistencës”. Shfaqia u realizua në mbështetje të nje kauze bamirsie, të mblidheshin fonde për një vogëlushe 3 vjeç e cila vuante nga një sëmundje e rrallë në tru. Përveç kauzës, e veçanta e shfaqies ishin edhe kasti i aktorve ku midis tyre aktronin persona me aftësi të kufizuar. Me këtë shfaqie lindi edhe “Teatri i Ëndrrave”, ku nje grup vullnetarësh që kanë pasion artin, pavarsisht pengesave të tyre fizike ata ngrihen edhe mbi to, dhe ngjiten në skenë për të realizuar shfaqie teatrale të veçanta dhe të arritura artistikisht. “ Teatri i Ëndrrave” duke u bazuar vetëm në një parim për të gjithë pjestarët vullnetar të saj: Pa dallim gjinije, kulture, feje, ngjyre, klase shoqërore & sociale - e vetmja e vërtetë e rëndesishme është pasioni për artin dhe guximin për të ndiekur ëndrrat; u krijua si projekt nga comunity theater - “Akademia e Ëndrrave”. Kush është “Akademia e Ëndrrave”? “Akademia e Ëndrrave” është nje Comunity Theater qëllimi i të cillit është të jetë shtëpia e të gjithë vullnetarve, pasioni i të cilëve është arti. Të jetë “arena” ku të gjithë mund të ngjiten mbi të dhe të realizojnë ëndrrat e tyre. Çdo individ që ka pasion artin dhe dëshiron të meret me art, por nuk ka mundësi; duhet vetëm te trokasë në Akademine e Ëndrrave dhe NE do të jemi aty per t’iu dëgjuar dhe per t’iu ndimuar që ëndrra juaj të realizohet. Çdo individ që dëshiron të merret me vullnetarizëm në fushën e artit (si teatër, ekspozita, koncerte, etj), mjafton të trokasë tek NE dhe ti bashkohet nismës - Art Për Të Gjithë... dhe në kuadrin e kësaj nisme lindi projekti “Teatri i Ëndrrave”: Ky projekt me anë të përfshirjes përmes artit, ka si qëllim integrimin e personave me aftesi të kufizuar në shoqërinë sociale dhe atë kulturore nëpërmjet terapis së teatrit. Ajo që ne duam të arrijmë është promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuar, si dhe lobim për ekzekutimin e të drejtave të tyre për tu përfshirë në mënyrë aktive në jetën sociale dhe kulturore. Në vendin tonë aftësia e kufizuar shikohet ende me syrin negativ dhe jo në raste të rralla janë edhe vetë familjarët e këtyre personave të cilët ende e trajtojnë prapambetjen mendore si nje sëmundje e cila duhet fshehur nga mjedisi social. Synimi i projektit nuk është vetiak, ne nuk duam të ngrem një emër. Ajo që ne duam është të ngrem një familje të përbashkët, të tregojmë që ne vlejmë, fakti që kemi një aftësi të veçantë nuk na bën të identifikohemi ndryshe nga të tjerët. Duam të arrijmë atë që na përket. Të tregojmë që pas kësaj fytyre që disa e quajnë të shëmtuar ekziston një shpirt i cili ka vlera, por që për ti promovuar ato duhet mbështetje. Gati 1 vit nga shfaqia e parë, “Teatri i Ëndrrave” rikthehet por kësaj radhe më i plotë se kurrë. Skenari është ripërpunuar (tashmë janë 13 personazhe nga 6 personazhe që ishin në shfaqien e parë) duke u bërë me i plotë dhe gjithpërfshirës. Kasti i aktorve është edhe më i larmishëm, pasi përbëhet nga perfaqësues të çdo komuniteti që jeton në Shqipëri, është një miksim i personave me aftësi të kufizuar, personave të verbër, personave nga komuniteti rom dhe aktorve amator. Vepra dramatike “Lotët e Ekzsitencës” është nje miksim i dramës me poezitë, të shoqëruar nën tingujt e kitares. Vepra është e shkruajtur në varg lirik dhe për një orë e gjysëm premtojmë që do shijoni tekste dhe vargje të mbushur me melodicitet dhe ngarkesa emocionale. Gjithashtu mesazhi i veprës është i fortë, pasi do të bërtitet thirrja për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve me sëmundje të rënda patologjike dhe racizmit. Vepra përbëhet nga 2 akte, dhe është vendosur: në aktin e parë në gojën e një adoloshenti që vuan nga leucemia dhe në aktin në gojën e një adoloshenti me ngjyrë. Në javën e fundit të prillit do të ngjitemi në skenën e teatrit të Tiranës për të vazhduar më pas me një turne në qytete të tjera të Shqiperisë, sepse duam që zëri jonë të përcillet anë e mbanë Shqipërisë. Shfaqie të tillë kërkojnë kontri